Kështu do të ndahen postet ministrore, nëse PAN formon Qeverinë

Kështu do të ndahen postet ministrore, nëse PAN formon Qeverinë

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ndonëse ende nuk i ka ndarë postet ministrore, ka nisur të mendoj seriozisht se kush do të ulet në krye të tyre. Aktualisht mes PAN-it ka marrëveshje për ndarjen e pozitave kryesore në Qeveri, mirëpo burimet e Indeksonline brenda këtij koalicioni kanë thënë se asnjë ministri nuk është ndarë ende mes tri partive […]

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ndonëse ende nuk i ka ndarë postet ministrore, ka nisur të mendoj seriozisht se kush do të ulet në krye të tyre.

Aktualisht mes PAN-it ka marrëveshje për ndarjen e pozitave kryesore në Qeveri, mirëpo burimet e Indeksonline brenda këtij koalicioni kanë thënë se asnjë ministri nuk është ndarë ende mes tri partive të koalicionit.

“Nuk ka asgjë të prerë sa i përket ndarjes së posteve ministrore. Marrëveshja është që PDK do të ketë nëntë ministri, AAK tri, Nisma për Kosovën po ashtu tri, ndërsa të tjerat iu takojnë minoriteteve. Kryeministri do t’i takoi AAK-së, PDK ka postin e kryeparlamentarit ndërsa NISMA zëvendëskryeministrin”, ka thënë një zyrtar i lartë i koalicionit PAN.

Sipas këtij burimi, javën e ardhshme kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet të votohet edhe Qeveria Haradinaj.

“Tashmë për numra më nuk flitet sepse ata janë siguruar. Koalicionit i mbetet vetëm të ndajë dikasteret dhe t’i qaset punës me seriozitet pasi që shumë procese të rëndësishme për vendin kanë stagnuar prej vitesh”, ka thënë zyrtari i PAN-it.

Ndryshe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, që të mbahet më datën 3 gusht, në orën 10:00.

Kryetarin dhe Kryesinë e Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, presidenti Thaçi i ka udhëzuar që të përgatisin edhe propozimin e rendit të ditës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?