Kështu financohet jeta superluksoze e Jim Jong-un

Kështu financohet jeta superluksoze e Jim Jong-un

Jahte luksoze, limuzina Mercedes të blinduara, resorte skish: Ndërkohë që populli i tij vuan për bukën e gojës, dikatori i Koresë së Veriut, 33-vjeçari Kim Jong-un bën një jetë luksoze. Por ku i blen këto mallra luksi? Vendi i tij është nën embargon e sanksioneve ndërkombëtare prej vitesh. E qartë është që Kina luan një […]

Jahte luksoze, limuzina Mercedes të blinduara, resorte skish: Ndërkohë që populli i tij vuan për bukën e gojës, dikatori i Koresë së Veriut, 33-vjeçari Kim Jong-un bën një jetë luksoze.

Por ku i blen këto mallra luksi?

Vendi i tij është nën embargon e sanksioneve ndërkombëtare prej vitesh.

E qartë është që Kina luan një rol të rëndësishëm për Korenë e Veriut.

Sipas CNN, 85 për qind e mallrave të importuara në këtë vend vijnë nga Kina.

Kina pretendon se shet vetëm mallra që nuk janë në listën e sanksioneve, por ekspertët nuk janë të bindur.

Interesant është fakti se Kina e ka rritur ndjeshëm sasinë e mallrave që dërgon në Korenë e Veriut.
Vetëm për gjysmën e parë të këtij viti bëhet fjalë për 2.1 miliardë euro.
Por kush paguan për këtë stil luksoz jetese?

Jahti i diktatorit, një ‘Princess 95MY’ kushton të paktën 3 milionë euro.

Resorti i skive ‘Masikryong’ ka kushtuar mbi 30 milionë euro.

Ekspertët janë të mendimit se këto blerje luksoze financohen nga trafiqe të paligjshme ndërkombëtare.
Mes tyre bëhet fjalë për trafik droge, armësh, falsifikim parash, ndërhyrje kompjuterike, madje edhe shitje kafshësh të rralla.

Prej tyre diktatori fiton miliona dollarë.

Një raport i Kongresit Amerikan në vitin 2008 përllogariste se bëhet fjalë për deri në 1 miliard dollarë fitime.

Eksperti Robert Kelly thotë për Bild se një nga burimet kryesore të të ardhurave për vendin komunist është shitja e drogës.

Në Azinë Lindore dhe Juglindore, Koreja e Veriut mbetet një furnizues kryesor i drogave met dhe amfetaminë.

Një tjetër rol të rëndësishëm luan “Zyra 39”, një zyrë e fshehtë e themeluar në vitin 1974 për të financuar regjimin despotik.

Sipas një dezertori, kjo zyrë bën tregti çdo vit me Singaporin, për shembull për 300 mijë ton naftë ruse.
Sanksionet e OKB shmangen duke përdorur llogari bankare në emër të kontakteve ruse dhe kineze.

Koreja e Veriut bën biznes edhe me vendet afrikane.

Një raport i fundit tregon se vendi komunist u shet armatim vendeve afrikane si Kongo dhe Eritrea.

Namibia ka investuar të paktën 100 milionë dollarë në projekte koreano-veriore, mes tyre edhe një fabrikë municionesh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?