Këshilltari i Hashim Thaçit mund të ftohet nga Prokuroria për akuzat ndaj Molliqajt

Këshilltari i Hashim Thaçit mund të ftohet nga Prokuroria për akuzat ndaj Molliqajt

.

Prokuroria Speciale është duke analizuar deklaratat e këshilltarit të presidentit Thaçi, Abelard Tahiri, për përfshirjen e Dardan Molliqajt, në sulmin me raketahedhës në Kuvendin e Kosovës.

Në një komunikim me KALLXO.com prokurori special Abdurrahim Islami ka pranuar se i ka parë deklarata e dhëna në media.

“Jemi duke e analizuar situatën” ka thënë Islami. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Tahiri të thirret për bisedë në prokurori përderisa ka potencuar se nuk kanë pasur fakte të cilat përfshijnë njerëz të tjerë në sulmin në kuvend. Në një postim të tij në facebook këshilltari i presidentit Thaçi Abelard Tahiri kishte akuzuar deputetin e VV-së Dardan Molliqaj për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Abelard Tahiri, i cili është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së, e quajti Molliqajn “kriminel ordiner” ndërsa kritikoi organet e drejtësisë që e kanë lënë të lirë Molliqajn deri më sot.

“Dardan Molliqaj është përgjegjës për vënien e bombës në RTK; Dardan Molliqaj është përgjegjës për organizimin e atentatit ndaj familjes së Drejtorit të RTK-së; Dardan Molliqaj është përgjegjës për korrupsionin dhe shitjen e lejeve të ndërtimit nga Komuna e Prishtinës; Dardan Molliqaj e di se në çfarë gjendje të rëndë është A.M. prej haraçit që ia ka vënë ai, mes tjerash, duke e detyruar që t’i paguajë edhe punëtorët e tij për të dalë në protestat e Vetëvendosjes”, kishte shkruar Tahiri.

Përderisa në rastin e sulmit ndaj Kuvendit, procesi gjyqësor është duke u zhvilluar ndaj tre aktivistëve të Vetëvendosjes, grup në të cilin nuk bën pjesë Molliqaj, në rasti e sulmeve ndaj RTK-së dhe shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm Mentor Shala, prokuroria ende nuk ka gjetur ndonjë të dyshuar.

Pak minuta pasi është përballur me akuza të hapura nga Abelard Tahiri Këshilltar i Presidentit Thaçi Dardan Molliqaj ka reaguar duke i quajtur të porositura dhe shpifje akuzat ndaj tij.

“Prej panikës së humbjes, Kadri Veseli përmes zagarit të tij Uran Ismailit, dhe Hashim Thaçi përmes zagarit tjetër Abelard Tahirit, qenkan lëshu me lehje e shpifje ndaj meje” ka shkruar Molliqaj. Ai tutje e ka paraqitur frazën e tij të njohur për hajnat në burg. “Këto lehje nuk mund ta ndryshojnë një fakt të thjeshtë: hajnat e kriminelët do të përfundojnë në burg “kishte shkruar Molliqaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?