Këmbejnë 120 mijë euro në Tiranë, pronari i “Exchange” me vonesë e kupton se i kishin bërë “gropën”

Dy persona, meshkuj, kanë arritur që sy për sy, t’ia hedhin bukur dhe pa kuptuar fare, një shtetasi me inicialet A.D, i cili ka një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashri”, në Tiranë. Ditën e premte, rreth orës 12:00, në mesditë, ata janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të këtij shtetasi, dhe kanë […]

Dy persona, meshkuj, kanë arritur që sy për sy, t’ia hedhin bukur dhe pa kuptuar fare, një shtetasi me inicialet A.D, i cili ka një pikë këmbimi valutor në rrugën “Sami Frashri”, në Tiranë.

Ditën e premte, rreth orës 12:00, në mesditë, ata janë paraqitur në dyqanin e këmbimit valutor të këtij shtetasi, dhe kanë këmbyer një shumë të konsiderueshme valute në euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Pasi kanë këmbyer shumën e madhe të eurove, ata kanë ikur qetë qetë, por kur më pas e ka kuptuar hilenë pronari i pikës së këmbimit, i shokuar ka bërë denoncimin në Polici.

Sic mëson “Panorama“, ai ka dëshmuar në Komisariat se dy shtetasit, për të cilët ka dhënë edhe detaje të tipareve, me aq sa mbante mend, kanë këmbyer euro me prerje 500-she, 239 copë (ne total 119 500 euro) dhe prerje 200-she 90 copë (ne total 18 000 euro).

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët do të përgjigjen për veprat penale parashikuar nga nenet 183 dhe 143 të Kodit Penal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?