Kelmendi rrëfen lidhjet e partisë fjala me organizatën islamike në Zvicër

Kelmendi rrëfen lidhjet e partisë fjala me organizatën islamike në Zvicër

Gazetat zviceriane kanë shkruar sot për lidhjet e partisë Fjala me Këshillin Qendror Islamik në Zvicër IZRS. Saktësisht është shkruar edhe për faktin se motra e kandidatit për deputet nga Partia Fjala, Isak Sinani është e martuar me liderin e bashkëshortja e dytë e kryetarit të IZRS-së, Nicolas Blancho. Gëzim Kelmendi jep rrëfimin e tij […]

Gazetat zviceriane kanë shkruar sot për lidhjet e partisë Fjala me Këshillin Qendror Islamik në Zvicër IZRS. Saktësisht është shkruar edhe për faktin se motra e kandidatit për deputet nga Partia Fjala, Isak Sinani është e martuar me liderin e bashkëshortja e dytë e kryetarit të IZRS-së, Nicolas Blancho. Gëzim Kelmendi jep rrëfimin e tij për Insajderin.

 Disa orë pas publikimit të një lajmi në gazetën zvicerane “nzzas.nzz.ch” ku Partia Fjala dhe lideri i saj, Gëzim Kelmendi raportohen të kenë lidhje me organizatën IZSR e njohur si Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës dhe kryetarin e saj Nicolas Blancho, ka folur edhe vet drejtuesi i Partisë Fjala.

Gazeta zvicerane shkruan se partia Fjala e Kelmendit dhe IZRS kanë raporte të afërta, duke përmendur edhe faktin se kryetari i IZSR, Nicolas Blancho ka marrë për grua të dytë të tij motrën e njërit nga aktivistët e partisë Fjala.

Blacho sipas mediave zviceriane ka marrë për grua të dytë motrën e Isak Sinanit, një nga tre kandidatët e Partisë Fjala për zgjedhjet e 11 qershorit. Bashkë me Sinanin, kandidatë ishin edhe Muamer Jakupi Kordinator i Partisë FJALA në Zvicër, dhe Muhamet Bunjiku.

Blancho është një nga figurat islamike më të përfolura në Zvicër për shkak se drejton Këshillin Qendror Islamik në Zvicër. Së fundmi, në maj të këtij viti, autoritetet zvicerane ia kishin ndaluar aktivitetet publike kësaj organizate me qëllim që të mos përhapen ide ekstremiste.

Se motra e Sinanit është e martuar me Blanchon e ka konfirmuar edhe vet Kelmendi por ai i tha Insajderit se kjo nuk përben asnjë fakt për të treguar lidhjet me IZSR-në në Zvicër.

“Njëri ndër kandidatët që ka lidhje familjare me atë kryetarin Nicolas sepse ai e ka motrën e këtij  kandidati për motër. Ai është martuar me motrën e këtij kandidati, por tash për këtë vendim të motrës së kandidatit për t’u martuar me atë personin atje nuk është arsye që  të na lidhin. Për shkak të lidhjeve familjare, nuk mund të lidhet partia”, ka thënë Kelmendi për Insajderin.

Sinani njihet edhe si drejtues i Radio Pendimit që funksionon në Zvicër e që është e fokusuar në ligjerata islame.

Kelmendi i tha Insajderit, se ai zyrtarisht e kishte refuzuar një ftesë të IZRS-së.

“Bile para dy viteve, jam ftuar në cilësinë e politikanit në një takim që i mbajnë ata (IZRS) por nuk kam shkuar. Kurrfarë lidhje nuk kam me atë organizatë”, ka thënë Kelmendi për Insajderin.

Kelmendi shihet si panelist në një postim të Blanchos në Twitter bashkë me hoxhën Enis Rama, tashmë i njohur edhe si një ndër hoxhallarët e arrestuar për lidhje me radikalizmin islam.

Kelmendi partia e të cilit nuk arriti të marrë 5 për qind të votave për tu futur Kuvendin e Kosovës thotë se askush nga gazeta nuk e ka kontaktuar partinë Fjala për këtë tekst.

Ai ka thënë se është e vërtetë që shkon shpesh në Zvicër pasi atje ka shokë dhe Fjala ka një degë të hapur në atë shtet.

“Është e vërtetë që shkoj shpesh në Zvicër, atje kemi degën, por me kurrfarë lidhje nuk kemi me ndonjë grup radikal. Të gjithë personat që i njoh e që janë anëtarë të Partisë Fjala, janë shumica shtetas të Zvicrës janë qytetar të Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Nuk i mohon as lidhjet me kick-boksierin shqiptar Shemsi Beqirin që është edhe anëtar i Partisë Fjala, por akuzat se ai “shpërndanë radikalizëm duke shpërndarë Kuran” i quan qesharake.

“Sipas asaj gazete radikalizëm është se ka shpërndarë Kuran falas, dhe kjo është paradoksale. Se kampioni i kick-boksit ka shpërndarë Kuran falas në Zvicër është normale, ai është edhe shtetas i Zvicrës, atëherë si mund të quhet radikalizëm kjo”, ka thënë Kelmendi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?