KEK paralajmëron: Rezervat po mbarojnë

KEK paralajmëron: Rezervat po mbarojnë

   Rezervat sipërfaqësore të thëngjillit po mbarojnë gjë që mund të shkaktoj ndërprerje të prodhimit të energjisë elektrike nga ana e KEK-ut. Andaj kjo koorporatë ka nisur një kërkesë emergjente në Ministrinë e Mjedisit për shpronësim të disa pronave. Ndërsa për problemet që janë paraqitur me shpronësim në disa vende, KEK-u po fajëson institucionet. “Përkundër njoftimeve […]

 

 Rezervat sipërfaqësore të thëngjillit po mbarojnë gjë që mund të shkaktoj ndërprerje të prodhimit të energjisë elektrike nga ana e KEK-ut.

Andaj kjo koorporatë ka nisur një kërkesë emergjente në Ministrinë e Mjedisit për shpronësim të disa pronave.

Ndërsa për problemet që janë paraqitur me shpronësim në disa vende, KEK-u po fajëson institucionet.

“Përkundër njoftimeve dhe alarmimeve të përhershme nga ana e KEK-ut, për shkak të neglizhencave të vazhdueshme të institucioneve (inspektorateve kompetente), në këtë zone kemi pasur aktivitete ilegale të ndërtimeve të egra, jo për jetesë por për qëllime spekulative të përfitimit. Si rrjedhim i këtyre veprimeve, jo vetëm se kemi ngecje të procesit të zhvendosjes dhe rrezikim të prodhimit, por kemi dëmtim direkt edhe të banorëve legjitim të asaj zone. Për më keq, si pasojë e mos veprimit të inspektorateve përkatëse (edhe pse kishin informacione të sakta), ndërtuesit ilegal kishin duart e lira të veprojnë të qetë, me ç‘rast përmes manipulimit të banorëve legjitim, nuk ishte lejuar incizimi objekteve dhe qasja në lagje të tëra, derisa ndërtimet e egra për qellim përfitimi vazhdonin me një hovë të shtuar” është thënë në deklaratën e KEK-ut.

Tutje nga KEK-u kanë bërë të ditur që për shkak të ndërprerjes së punës në hapjen e mihjes në drejtim të fshatit Shipitullë, rezervat tashmë janë duke u shpenzuar.

“KEK është duke analizuar në vazhdimësi situatën rreth rezervave aktuale, por afati i shpenzimit të tyre varet tani kryekëput nga ekspeditiviteti i institucioneve përgjegjëse në kryerjen e detyrave të tyre për të zhbllokuar situatën dhe lejimin e menjëhershëm për qasje në zonën e përcaktuar për zhvillimin e mihjes” thuhet në deklaratë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?