A i ke numrat për t’u bërë Kryeministër? Ja si përgjigjet Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, nuk ka saktësuar se a ka arritur t’i sigurojë numrat e nevojshëm që ai të votohet si mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Në insistimin e gazetarëve për pyetjen konkrete se a ka siguruar 61 vota për t’u mandatuar për formimin e Qeverisë, përgjigja […]
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, nuk ka saktësuar se a ka arritur t’i sigurojë numrat e nevojshëm që ai të votohet si mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Në insistimin e gazetarëve për pyetjen konkrete se a ka siguruar 61 vota për t’u mandatuar për formimin e Qeverisë, përgjigja e Haradinajt ishte: “Nuk e di për çfarë numrash e keni fjalën…”
Haradinaj ka thënë se séance e 3 gushtit do të mbahet sipas rendit të ditës, e që sipas tij, ai rend dite parasheh votimin e kryesisë së Kuvendit, shkruan Periskopi.
“Me rëndësi që e kemi të caktume ditën e seancës, atë ditë sikur se është tradita, rendi i ditës vlenë, me sa din ë rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë besoj që nuk do të humbim kohë edhe për zgjedhjen e Qeverisë’, ka thënë Haradinaj.
Derisa gazetarët kanë insistuar në pyetjen konkrete se a i ka siguruar 61 vota për formimin e Qeverisë, Haradinaj ka thënë se ‘nuk po e kupton pyetjen’.
“Kuvendi i ka 120 deputetë, janë të gjithë aty të shohim. I keni në listë të gjithë deputetët kush është i zgjedhur ata të gjithë kanë të drejtë më votu”, tha Haradinaj shkruan Periskopi.
Ndërkohë, pak para Haradinajnt, ka folur edhe deputeti i koalicionit PAN, Rasim Selmanaj, përkatësisht që vjen nga partia AAK, duke thënë se Ramush Haradinaj do të zgjidhet kryeministër në seancën e 3 gushtit.
Ai ka thënë se Haradinajn do ta votojnë edhe deputetë nga parti tjera dhe kjo sipas tij ‘do të shihet në seancë’.
Selmanaj duke folur për postin e kryetarit të Kuvendit, tha se ai do të jetë nga radhët e koalicionit PAN, transmeton Periskopi.
“Koalicioni fitues është PAN, kandidati për kryeministër është Ramush Haradinaj. Kemi 59 vota por edhe vota tjera të deputetëve. Do ta shihni në seancën e parë se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës. Nuk flaspër numër të votive por deputetët do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër. Kryetari i Kuvendit do të jetë nga koalicioni i PAN”, tha Selmanaj, shkruan Periskopi.
Ndryshe, sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës, që është edhe një nga procedurat që duhet të përfundohet para se të mbahet séance konstituive./Periskopi/












