Katari ndryshon ligjet anti terror

Katari vendosi të ndryshojë ligjet antiterror, pas këmbënguljes së një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe ndërmjetësimit të SHBA-ve. Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani nënshkroi një dekret sipas së cilit do të krijohen dy lista kombëtare, njëra me persona të caktuar dhe tjetra me njësi terroriste. Personat e dyshuar kanë të drejtë ankimi […]
Katari vendosi të ndryshojë ligjet antiterror, pas këmbënguljes së një sërë shtetesh të Gjirit Persik dhe ndërmjetësimit të SHBA-ve. Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani nënshkroi një dekret sipas së cilit do të krijohen dy lista kombëtare, njëra me persona të caktuar dhe tjetra me njësi terroriste. Personat e dyshuar kanë të drejtë ankimi në rast se përfshihen në një nga listat. Në dekret përcaktohen edhe termat “terrorist”, “krim terrorist dhe njësi terroriste” si dhe “financimi i terrorizmit”.
Para pak kohësh SHBA nënshkruan me Katarin një marrëveshje për luftimin terrorizimit, ku në qendër të saj është zhdukja e burimeve financare të terrorizmit. Nga ana tjetër, rivalët e Katarit Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti e kishin kritikuar marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Dohas si të pamjaftueshme dhe vendosën në fillim të qershorit saksione tregtare dhe diplomatike.
Katër vendet e mësipërme i paraqitën Katarit një listë me 13 kërkesa, ndër të tjera edhe mbylljen e stacionit televiziv Al-Xhazira, të cilat Katari i hodhi poshtë. Vizita e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, pas katër ditësh takime intensive me zyrtarë të lartë, nuk dha asnjë koment për vizitën e tij.












