Kanë arritur përfaqësuesit e AAK-së dhe Nisma-s në takimin me Thaçin (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sot në një takim përfaqësuesit e partive politike të vendit, për të diskutuar rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit. Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar tri partitë nga koalicioni PAN, derisa nuk janë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit LAN, VV-së dhe Listës Serbe, shkruan Indeksonline. […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sot në një takim përfaqësuesit e partive politike të vendit, për të diskutuar rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar tri partitë nga koalicioni PAN, derisa nuk janë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit LAN, VV-së dhe Listës Serbe, shkruan Indeksonline.
Deri tani në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ku do të mbahet takimi ka arritur Pal Lekaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.
Takimi është paraparë të nis nga ora 10.














