Kadrijaj: AAK do ta formoj qeverinë shumë shpejt

AAK do ta formoj qeverinë e Kosovës, pavarësisht refuzimeve të LDK-së dhe Vetëvendosjes për bashkëpunim rreth formimit të Qeverisë. Kështu thotë deputetja e zgjedhur e AAK-së Time Kadrijaj. Sipas saj, Qeveria e Kosovës do të formohet shumë shpejt, dhe kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj. “Letra e Haradinajt drejtuar LDK-së dhe VV-së është një thirrje […]
Kështu thotë deputetja e zgjedhur e AAK-së Time Kadrijaj.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës do të formohet shumë shpejt, dhe kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.
“Letra e Haradinajt drejtuar LDK-së dhe VV-së është një thirrje për të gjetur një zgjidhje, është thirrje për bashkëpunim, nëse është refuzuar është vullneti i tyre megjithatë institucionet e Kosovës do të formohen shumë shpejt”, deklaroi Kadrijaj, për Gazeta Blic.
Kadrijaj tha që ka shumë deputet edhe jashtë koalicionit PAN, që e përkrahin Ramush Haradinajn, që të jetë kryeministër i Kosovës.
“Institucionet e Kosovës do të formohen shumë shpejtë sepse ka individ, ka deputet, të cilët e kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta votojnë Ramush Haradinaj, përkundrazi është nder dhe privilegj I secilit deputet jo vetëm nga koalicion PAN, por edhe nga partitë tjera me votu Ramush Haradinaj për kryeministër”, tha ajo.
Kadrijaj u shpreh e bindur së kryeministër i Kosovës do të jetë Haradinaj.
“Ne besojmë që shume shpejt do të mblidhet seanca konstituive, dhe shumë shpejt do ta kemi Qeverinë e Kosovës me Ramush Haradinajn kryeministër”, përfundoi Kadrijaj.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Haradinaj, ka nisur një ftesë drejtuar LDK-së dhe VV-së, për një takim të përbashkët rreth formimit të Qeverisë.
Por një ftesë e tillë është refuzuar nga dy subjektet politike, të cilat kërkojnë largimin e AAK-së nga koalicioni PAN, në mënyre që të zhvillohet ky takim.












