Kadri Veseli nuk mund të bëhet kryetar kuvendi për këtë arsye

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma duhet të tërhiqet nga propozimi për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar Kuvendi. Sipas Haxhiut, kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse, shkruan Periskopi. Haxhiu thekson se Kadri Veseli është politikan që fyen e kërcënon deputetët dhe qytetarët e vendit. “Në Republikat […]
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma duhet të tërhiqet nga propozimi për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar Kuvendi.
Sipas Haxhiut, kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse, shkruan Periskopi.
Haxhiu thekson se Kadri Veseli është politikan që fyen e kërcënon deputetët dhe qytetarët e vendit.
“Në Republikat parlamentare, Kryetari i Kuvendit eshte figure unifikuese dhe jo përçarëse. Kryetar i Kuvendit nuk mund te jete dikush që fyen e kërcënon deputetët Kuvendit dhe qytetaret e Republikes. Andaj PAN duhet te terhiqet nga propozimi per Kadri Veselin”, ka shkruar në Facebook Haxhiu. /Periskopi/












