Kadaj-Bujupi: S’e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Kadaj-Bujupi: S’e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk e do Kadri Veselin në krye të Kuvendit edhe për një mandat. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi thotë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli është njeriu më i papërshtatshëm dhe jo adekuat për të qenë në krye të institucionit më të lartë përfaqësues. Ajo në një deklaratë për KosovaPress, theksoi se […]

Ajo në një deklaratë për KosovaPress, theksoi se Veselin nuk mund ta votojnë për disa arsye për të udhëhequr me Kuvendin.

Kadaj-Bujupi përmend fyerjen ndaj koleges së saj, deputetes Albulena Haxhiu, dhuna e ushtruar ndaj deputetëve opozitar kur futi policinë në seancë, paralajmërimet për vetëvrasje, e tjera.

Kadaj-Bujupi: S’e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

“Jo, nuk do ta votojmë. Sjellja e tij vulgare në raport me deputeten Albulena Haxhiu, pastaj deklaratat dhe paralajmërimet për vetëvrasje, pastaj futja e policisë në Kuvend për të ushtruar dhunë ndaj deputetëve të opozitës, e bënë personin më jo adekuat, më të papranueshëm dhe më të papërshtatshëm për këtë pozitë. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm që nuk do ta votojë, por do të jemi kundër vazhdimit të mandatit të tij, ose rizgjedhjes së tij në pozitën e kryetarit të Parlamentit. Për faktin edhe se, kohët e fundit para fillimit zyrtar të fushatës ai braktisi seancat plenare dhe bëri fushatë individuale për garën, të cilën e humbi si subjekt politik”, tha Kadaj-Bujupi.

Deputetja Kadaj-Bujupi shton se ende nuk kanë marr ndonjë vendim se si do ta kundërshtojnë Veselin për të qenë kryetar i Kuvendit, por thekson se në këtë legjislaturë janë 32 deputetë të Vetëvendosjes dhe të gjitha veprimet, puna dhe angazhimet do të jenë jashtëzakonisht të mëdha dhe se do të angazhohen që roli i tyre në Kuvend të sjell me shumë demokraci dhe mirësi për këtë vend, i cili për këto dekada ka vuajtur nga njerëz si Kadri Veseli.

Ish deputetja e AAK-së, ka folur edhe për ish shefin e saj Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se subjekti i saj i ri, Vetëvendosje do të takohet me të vetëm nëse braktisë PDK-në.

Kadaj-Bujupi: Takohemi më Haradinajn nëse ndahet nga PDK-ja

“Zotëri Ymeri është në SHBA, por si kryetar i LVV-së sot ka bërë të ditur që në fakt e vetmja mundësi për çfarëdo lloj takimi, fillimisht zotëri Haradinaj e braktisë klanin Pronto dhe ndahet nga ky koalicion dhe rrjedhimisht ne si subjekti fitues më i madhi në vend, jemi të gatshëm që të bisedojmë për gjithçka që do të ishte në të mirën e vendit”, theksoi ajo.

Kadaj-Bujupi është shprehur kategorike se me PDK-në asnjëherë nuk do të hyjnë në qeveri, sepse ndryshimi për të cilin kanë votuar qytetarët, nuk vije nëse ata janë në qeverisje.

Kadaj-Bujupi: Vetëm me VV-në ndodh ndryshimi

“Absolutisht jo, PAN-i është koncept i klanit Pronto dhe Lëvizja Vetëvendosje, ashtu siç i kemi premtuar qytetarët e Kosovës dhe ashtu siç i kemi marr votat, sepse dihet që qytetarët kanë votuar për ndryshim, për ç’kapje të shtetit, për sundim të ligjit dhe nuk mund të ndodh nëse klani Pronto nuk shkon në opozitë”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

E pyetur nëse Haradinaj do të arrijë të bëjë qeverinë e re, Kadaj-Bujupi tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng i apetiteve të individëve, duke theksuar se sovrani ka folur më11 qershor dhe ka treguar që VV është e vetmja alternativë që mund të bëjë ndryshimin kaq të nevojshëm, por vetëm me Albin Kurtin kryeministër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?