‘Ka një bombë’, shqiptari jep alarmin në trenin e linjës Milano-Romë dhe më pas …

Treni i linjës Milano-Roma ka bërë një ndalesë urgjente në Firence që ti ushtrohej një kontrolli pas një alarmi për bombë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë. Ka qenë një shqiptar që ka thënë se në tren kishte një bombë. Nuk dihet ende nëse shqiptari e ka thënë për tu justifikuar pasi nuk kishte biletë, apo […]
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë.
Ka qenë një shqiptar që ka thënë se në tren kishte një bombë. Nuk dihet ende nëse shqiptari e ka thënë për tu justifikuar pasi nuk kishte biletë, apo për ndonjë arsye tjetër.
Menjëherë treni është ndaluar në Firence dhe të gjithë pasagjerët janë zbritur në tokë, shkruan SYRI.net.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ata xheniere dhe urgjenca.
Disa prej pasagjerëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Ende nuk është bërë publike nëse është gjetur ndonjë material komprometues në tren.












