JUSO kërkon që të largohet `marrja në pyetje` për pasaportën zvicerane

JUSO kërkon që të largohet `marrja në pyetje` për pasaportën zvicerane

Ashtu siç janë përshkruar ato, nuk ngjajnë me intervista por më shumë me marrje në pyetje. Prandaj ato duhet ndaluar menjëherë”, kërkon Tamara Funiciello, kryetare e socialistëve të rinj (JUSO) të Zvicrës. Rasti i turkes Funda Yilmaz dhe i gjermanit M.M., të cilëve, përkundër nivelit të përsosur të integrimit në Zvicër, u është hedhur poshtë […]

Rasti i turkes Funda Yilmaz dhe i gjermanit M.M., të cilëve, përkundër nivelit të përsosur të integrimit në Zvicër, u është hedhur poshtë kërkesa për natyralizim, ka ngjallur një debat të nxehtë në opinionin zviceran. Ajo që ka irrituar në veçanti këtë opinion ka qenë “intervista” të cilës i nënshtrohen kandidatët për pasaportë zvicerane. Kjo, për shumëkënd është e tepruar dhe më shumë ngjan me një “marrje në pyetje”.

“Ashtu siç janë përshkruar ato, nuk ngjajnë me intervista por më shumë me marrje në pyetje. Prandaj ato duhet ndaluar menjëherë”, kërkon Tamara Funiciello, kryetare e socialistëve të rinj (JUSO) të Zvicrës, shkruan 20minuten.ch.  “Këtu, janë një numër i vogël i njerëzve të cilët kanë një rol të madh mbi të ardhmen e kandidatëve për natyralizim dhe nuk ekzistojnë kritere të përbashkëta për intervistat. Kjo gjë pastaj i hap dyert arbitraritetit krah e krah”, transmeton albinfo.ch. Kështu, sipas saj vendimet në dy rastet e bëra të njohura së fundi janë të papranueshme. “Këtu mund të ndodhë që dikush, thjesht nisur nga trill i tij, të ta pamundësojë natyralizimin”.

Prandaj, kur dikush i ka plotësuar kriteret si: kohëzgjatjen e qëndrimit në Zvicër, imazhin e mirë dhe njohjen e gjuhës, ai duhet të natyralizohet pa pasur nevojë për ndonjë bisedë plotësuese, mendon Funiciello. “Kush e ndjen veten në Zvicër si në shtëpi të veten, duhet të ketë të drejtë po ashtu që të marrë pjesë në jetën politike, kjo është një e drejtë themelore demokratike. Dhe kjo nuk duhet të lidhet me `suksesin` e mirë në provim por duhet të vlejë për të gjithë.

Ndërkaq, krejtësisht ndryshe e sheh këtë deputetja nacionale nga SVP, Barbara Steinemann, transmeton albinfo.ch. “Është e drejtë e komunës që të vlerësojë në mënyrë rigoroze se kush po natyralizohet”, thotë ajo. Ndërsa duke tërhequr vërejtjen nga heqja e intervistës ajo shton: “Kur nuk mundt`i njohësh kandidatët personalisht, nuk do të dish më se kë po e natyralizon”. /albinfo.ch

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?