A ju kujtohet Arben Gecaj? Shfaqet me një postim për Shpend Ahmetin

Ish-drejtuesi i Fraksion +, Arben Gecaj është shfaqur me një postim, kështu duke hedhur akuza ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit. Ai ka shkruar se ‘Ahmeti po gënjen për punësimin e detyrueshëm të militantëve të Vetëvendosjes prej komunave të tjera në institucionet e Komunës së Prishtinës, ashtu siç gënjeu për Jahtin e Devollëve’. […]
Ai ka shkruar se ‘Ahmeti po gënjen për punësimin e detyrueshëm të militantëve të Vetëvendosjes prej komunave të tjera në institucionet e Komunës së Prishtinës, ashtu siç gënjeu për Jahtin e Devollëve’.
Ja postimi i plotë në Facebook:
“Shpend Ahmeti ashtu siç gënjeu për jahtin, tash po gënjen dhe po e manipulon publikun edhe për punësimin e detyrueshëm të militantëve të Vetëvendosjes prej komunave të tjera në institucionet e Komunës së Prishtinës. Ai, madje nuk guxon as ta publikojë listën e të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet pse ai po gënjen. Nëse ka presion është mirë të kërkojë ndihmë. Nëse gënjen pse i është zënë “koka” ngushtë diku, ndoshta edhe ia falim, sikurse për jahtin. Por, edhe pse nuk po guxon ta tregojë të vërtetën, qytetarët e dinë përgjigjen që ai po mundohet t’i shmangët për listat e detyrueshme të këtyre punësimeve!”, ka shkruar Arben Gecaj.












