Jared Kushner: Nuk kam lidhje me Rusinë

.
Në një deklaratë të dhënë për mediet pak orë para se të dëshmojë para Senatit, burri i vajzës së Donald Trump, Jared Kushner, ka pranuar se gjatë fushatës dhe periudhës së tranzicionit presidencial u takua me zyrtarët rus, duke përfshirë këtu edhe ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sergei Kiseljak, mirëpo Kushner e mohon çdo bashkëpunim me ta, transmeton Periskopi.
“Reuters raportoi se kam pasur dy telefonata me Ambasadorin Kiseljak në mes të prillit dhe nëntorit të 2016. Edhe pse kam pasur mijëra telefonata gjatë asaj periudhe, nuk e kujtoj bisedën me ambasadorin rus. Nuk kam pasur asnjë lidhje me ambasadorin para zgjedhjeve. Në fakt, më 9 nëntor nuk e kam mbajtur në mes as emrin e tij”, u shpreh Kushner./Periskopi/












