Ja si e bojkotuan demokratët votimin e sotëm në PD

Ja si e bojkotuan demokratët votimin e sotëm në PD

Gara e vërtetë në Partinë Demokratike nuk është mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit, por mes atyre që i besojnë garës së sotme në PD dhe grupit kritik të Bashës që vendosën ta bojkotojnë procesin. Kundërshtari kryesor i kreut të PD, Astrit Patozi edhe sot e quajti votimin “tallje me demokratët”, duke i riftuar ata […]

Kundërshtari kryesor i kreut të PD, Astrit Patozi edhe sot e quajti votimin “tallje me demokratët”, duke i riftuar ata në bojkot.

Në fakt, sipas shifrave zyrtare të Partisë Demokratike pjesëmarrja është rreth 40% deri në orën 18:00 që nuk është pak po të llogarisësh që bëhet fjalë për një garë partiake, për më tepër për një parti humbëse. Se sa janë të vërteta këto shifra, nuk dihet: askush nuk mund t’i konfirmojë apo përgënjeshtrojë.

Vetë Eduard Selami e ka quajtur jodemokratik bojkotin.

GSH.al ka arritur të sigurojë një pjesë të procesverbaleve të administruara në selinë kryesore të PD-së në Tiranë. Në listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike janë shënuar personat që kanë votuar dhe ata që nuk kanë votuar. Përbri emrave të personave bojkotues janë shënuar edhe arsyet e mospjesëmarrjes që ka qenë për arsye të ndryshme. “Nuk përgjigjet”, “Është në punë”, “I padisponueshëm”, “Nuk do votojë”, “Eshtë në Itali”, mund të lexohet mes rreshtave të procesverbaleve të anëtarësisë së PD.

Sigurisht, nuk mund të thuhet se të gjithë bojkotuesit janë pjesë të grupit anti-Basha. Shumë prej tyre mund të kenë arsye të tjera për mospjesëmarrjen në votim. Por, duke qenë se emra të rëndësishëm në PD si Topalli, Mustafaj, Patozi, Bode, Ruli, Bregu, Imami kanë bërë thirrje për të bojkotuar dhe për të mos e legjitimuar garën, mund të thuhet se tek pjesa tjetër e demokratëve, ky kushtrim pati efekt.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?