Ja sa i kushtuan zgjedhjet Shqipërisë

Ja sa i kushtuan zgjedhjet Shqipërisë

Zgjedhjet e 25 qershorit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 milionë dollarë. Kjo është shuma që ka shpenzuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ish-presidenti Nishani deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve “Zgjedhjet e 25 qershorit kanë kushtuar rreth 6 milionë dollar. Kjo është shuma […]

Zgjedhjet e 25 qershorit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 6 milionë dollarë. Kjo është shuma që ka shpenzuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve nga ish-presidenti Nishani deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve

“Zgjedhjet e 25 qershorit kanë kushtuar rreth 6 milionë dollar. Kjo është shuma e domosdoshme për të përgatitur dhe administruar një proces zgjedhor. Është një shumë që korrespondon pak a shumë edhe me organizimin e proceseve të mëparshme zgjedhore, ndaj themi që në një farë mënyrë buxheti i shtetit është i përgatitur për këtë shumë”, tha Klement Zguri, kryetar i KQZ.

Pjesa më e madhe e buxhetit, sipas shpenzimeve të bëra nga KQZ, ka shkuar për mallrat dhe shërbime, pra përgatitja teknike e zgjedhjeve, në shumën 448 milionë lekë.

“I gjithë ky fond detajohet për gjithçka, çdo shpenzim, çdo procedurë që bëhet dhe realizohet gjatë një procesi zgjedhor, që në momentin që del dekreti i presidentit. Këtu kam parasysh pagat në të gjitha nivelet e komisioneve, KZAZ, Komisionet e Qendrave të Votimit, të grupeve të numërimit dhe më duhet të them që është një numër I konsiderueshëm pjesëmarrësish. Janë rreth 40-45 mijë persona të cilët marrin pjesë në proces. Zë një vend të konsiderueshëm në të gjithë buxhetin që duhet për të përgatitur zgjedhjet materialet që janë të domosdoshme për procesin, kam parasysh këtu fletët e votimit, kutitë, kodet e sigurisë, bojën matrikulluese, ambientet me qira për qendra votimit apo qendrat e numërimit pasi shumica janë ambiente private”, u shpreh Zguri. Po a do shpenzojmë më pak në zgjedhje, nëse në lokalet e 2019-ës do të aplikohet teknologjia, pra numërim dhe votim elektronik? “Dhe në buxhe tin aktual, teknologjia zë një vend të veçantë pasi ne jemi të familjarizuar që në vendin e numërimit të votave, fletët bëhen të dukshme përmes teknologjisë. Është një shumë e caktuar që KQZ ka vlerësuar se duhet për të kryer këtë operacion. Por në qoftë se ligjvënësi do të gjykojë dhe do të arsyetojë që teknologjia të përfshihet në një rrafsh më të gjerë, si votimi dhe numërimi elektronik dhe elementët të tjerë,  patjetër që korrespondon me një shumë të caktuar. Nuk jam ekspert dhe s’di të them shifra, por di të them që do të jetë një shifër e konsiderueshme që do të duhet të dalë nga buxheti i shtetit”, tha kreu i KQZ.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?