Ja për sa vite iu zbritë dënimi Sylejman Selimit

Ja për sa vite iu zbritë dënimi Sylejman Selimit

Avokati Tomë Gashi, ka treguar ekskluzivisht për portalin Koha.net se ish-Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimit, të cilin ai e mbron në rastet “Drenica 1 dhe 2”, i është zbritur dënimi për dy vjet burgim. Me ankesë të avokatëve mbrojtës, Gjykata Supreme sot ka vendosur që ta zbresë nga 10 në 8 vjet burgim dënimin për […]

Avokati Tomë Gashi, ka treguar ekskluzivisht për portalin Koha.net se ish-Gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimit, të cilin ai e mbron në rastet “Drenica 1 dhe 2”, i është zbritur dënimi për dy vjet burgim.

Me ankesë të avokatëve mbrojtës, Gjykata Supreme sot ka vendosur që ta zbresë nga 10 në 8 vjet burgim dënimin për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Supremja e ka modifikuar vendimin e mëhershëm të Apelit, dhe ka marrë vendim përfundimtar duke i shqiptuar Selimit dënim të përgjithshëm prej 8 viteve burgim, duke i llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim që nga viti 2014 e tutje.

Avokati Gashit ka thënë se do të ankohen edhe ndaj këtij vendimi.

“Ka ende mjete juridike të cilat ne avokatët e z. Sylejman Selimi do t’i paraqesim dhe do të kërkojmë lirimin tij të plotë”, ka thënë Gashi për Koha.net.

Kujtojmë se me aktgjykimin fillestar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Selimi qe dënuar me burgim prej 14 vjetësh për rastet “Drenica 1 dhe 2”, derisa me ankesë të avokatëve mbrojtës, të bërë në vitin 2016, Gjykata e Apelit kishte zbritur vendimin nga 14 në 10 vjet burgim. Dhe tani, pasi është aprovuar pjesërisht ankesa e avokatëve mbrojtës dënimi është zbritur edhe për dy vjet të tjera.

Më parë, përmes një postimi në porfilin e tij zyrtar në Facebook, avokati Gashi ka thënë se “Z. Selimi shpallet i pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?