Ja ku, kur dhe sa do të pushojnë Zaevi dhe ministrat e tij këtë verë

Ja ku, kur dhe sa do të pushojnë Zaevi dhe ministrat e tij këtë verë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pushimin vjetor do ta shfrytëzojë prej më 3 deri më 6 gusht dhe me familjen e tij do të qëndrojë në Ohër. Nëse ia lejojnë obligimet e punës, ai do të shfrytëzojë edhe një pjesë të fundjavave gjatë gushtit, kumtoi sot Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, i cili informoi […]

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pushimin vjetor do ta shfrytëzojë prej më 3 deri më 6 gusht dhe me familjen e tij do të qëndrojë në Ohër. Nëse ia lejojnë obligimet e punës, ai do të shfrytëzojë edhe një pjesë të fundjavave gjatë gushtit, kumtoi sot Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, i cili informoi edhe për pushimet vjetore të ministrave.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankovska, do t’i shfrytëzojë pesë ditë për pushim me familjen dhe do të shkojë në Greqi.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, Koço Angjushev, për pushim do t’i shfrytëzojë vetëm fundjavat në gusht, pa ndonjë destinacion të caktuar.

Zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, nuk do të shfrytëzojë pushim klasik, por nëse e lejojnë obligimet e punës, do t’i shfrytëzojë disa fundjava, me siguri në Shqipëri.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, disa ditë me familjen do të qëndrojë në Greqi, ndërsa ministri i obliguar për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, nuk do të shfrytëzojë pushim zyrtar, por do t’i shfrytëzojë fundjavat e gushtit që t’i kalojë disa ditë me familjen në lokacione në Maqedoni dhe Greqi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pushimin do ta kalojë në Bullgari. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, pushimin e tij do ta shfrytëzojë në gusht, ndërsa lokacionin nuk e ka përcaktuar akoma.

Në Greqi për disa ditë pushim me familjen do të udhëtojë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, ndërsa në Shqipëri dhe në Strugë do të pushojë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri i obliguar për Diasporën, Edmond Ademi do t’i shfrytëzojë katër ditë për pushim në Greqi, ndërsa planifikon një fundjavë ta ndajë edhe për Open Festivalin në Strumicë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska pushimin në kohëzgjatje prej pesë ditësh do ta shfrytëzojë gjatë gushtit, ndërsa lokacionin nuk e ka përcaktuar akoma.

Pesë ditë do t’i shfrytëzojë edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në një lokacion afër Selanikut në Greqi. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski do të shfrytëzojë ditë gjatë gushtit, por akoma nuk ka vendosur se në cilin lokacion.

Ministri pa resor i obliguar për Investime të Huaja, Ramiz Merko disa ditë do t’i kalojë me familjen në Strugë.

Ministrja pa resor për Investime të Huaja, Zorica Apostollska do ta shfrytëzojë javën e fundit të gushtit të shkojë në pushim me familjen dhe do t’i vizitojë shtëpitë familjare në Oteshevë dhe Lazaropole.

Dy fundjava të zgjatura gjatë gushtit do t’i shfrytëzojë ministri pa resor i obliguar për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq. Pushimin nuk do ta shfrytëzojë ministri pa resor i obliguar për përmirësimin e gjendjes me romët, Samka Ibraimovski.

Deri më tani pushimin nuk e kanë planifikuar edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Trenska Deskovska, ministri i Drejtësisë Bilen Saliji dhe zëvendëskryetari i Qeverisë, i obliguar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemit politik, Hazbi Lika. Pushim nuk do të shfrytëzojë edhe ministri pa resor i obliguar për investime të huaja, Adnan Qahili, kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë./MIA/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?