Ja cila është fotoja që është shitur për më shume se 1 milionë dollarë (Foto)

Foton që e shihni më poshtë është një ndër fotot më të shtrenjta në botë, ajo është shitur më shumë se 1, 000, 000 dollarë, vitin e kaluar. Fotoja e titulluar si “Potato # 345 (2010)”, është bërë nga fotografja Kevin Abosch. Puna e bërë nga ajo, ka shfaqur interesin e njerëzve të […]
Fotoja e titulluar si “Potato # 345 (2010)”, është bërë nga fotografja Kevin Abosch.
Puna e bërë nga ajo, ka shfaqur interesin e njerëzve të biznesit më të famshëm në industrinë e “Silicon Valley”, të cilët e kanë paguar rregullisht Abosch-in për më shumë se 150, 000 dollarë për të shkrepur disa fotografi, raportoi “artFido”, transmeton Periskopi.
Me sa duket, çmimi për fotografinë ishte i panegociueshëm: 1,000,000 €, ose rreth 1,083,450 dollarë me kursin e këmbimit të sotëm.
Blerësi ra dakord për çmimin dhe bleu foton, duke e bërë atë shitjen më të madhe të një imazhi të vetëm./Periskopi/













