Izraeli kërcënon Erdoganin: Kur jeton në një kështjellë prej xhami, më mirë të mos hedhësh gurë

Ministria e Jashtme e Izraelit ka dënuar ashpër komentet e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan kundër veprimeve të Izraelit në Jeruzalemin Lindor dhe në Malin e Tempullit. Erdoan të martën u kërkoi myslimanëve të “mbrojnë” vendet e shenjta në Jerusalemin Lindor. “Izraeli është i vetëdijshëm se vendimi i tij për të vendosur kufizime […]
Ministria e Jashtme e Izraelit ka dënuar ashpër komentet e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan kundër veprimeve të Izraelit në Jeruzalemin Lindor dhe në Malin e Tempullit.
Erdoan të martën u kërkoi myslimanëve të “mbrojnë” vendet e shenjta në Jerusalemin Lindor. “Izraeli është i vetëdijshëm se vendimi i tij për të vendosur kufizime në hyrjen në al-Aksa nuk ka ardhur nga konsideratat e sigurisë,” tha ai. “Izraeli po përpiqet të vjedhë al-Aksa nga muslimanët duke përdorur terrorizmin si një justifikim”.
Ministria e Jashtme e Izraelit iu është përgjigjur “Ditët e Perandorisë Osmane kanë përfunduar” “Jerusalemi ishte, është dhe do të jet gjithmonë ë kryeqyteti i popullit hebre”.
MJI, i tërhoqi vërejtjen e Erdoganit “Kur jeton në një kështjellë prej xhami, më mirë të mos hedhësh gurë”
Një deklaratë e lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha: “Është interesante se çfarë do të duhet t’i thotë Erdogani kurdëve. Ai është personi i fundit që kritikon Izraelin”./FMimages.net












