Izrael: Hiqen metalzbuluesit nga vendi i shenjtë

Izraeli ka vendosur të heq zbuluesit metalikë nga vendi i shenjtë në Jerusalem dhe ka bërë të ditur se do të përdorë masa mbikëqyrëse më të lehta. Siç njofton kabineti i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, vendimi u miratua në orët e para të së martës. Tensionet në vendin e shenjtë, i njohur si Tempulli i Malit […]
Izraeli ka vendosur të heq zbuluesit metalikë nga vendi i shenjtë në Jerusalem dhe ka bërë të ditur se do të përdorë masa mbikëqyrëse më të lehta.
Siç njofton kabineti i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, vendimi u miratua në orët e para të së martës. Tensionet në vendin e shenjtë, i njohur si Tempulli i Malit për hebrenjtë dhe Haram al Sharif nga myslimanët, u rritën pasi dy policë izraelitë mbetën të vrarë më 14 korrik. Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit Netanyahu thuhet se kabineti i sigurisë pranoi rekomandimin që të gjitha kontrollet fizike të ndryshojnë duke kaluar nga inspektimi me metalzbulues tek një tjetër i bazuar në teknologjitë më të avancuara. Rreth 28 milionë dollarë janë caktuar për t’u shpenzuar për pajisjet e reja dhe për të rritur praninë e oficerëve të policisë.
Autoritetet izraelite kishin deklaruar se metalzbuluesit ishin të nevojshëm sepse agresorët arrinin të futeshin të armatosur brenda vendit të shenjtë, por vendimi i tyre shkaktoi protesta. Të premten e kaluar tre palestinezë mbetën të vrarë në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë teksa mijëra persona protestonin në Jerusalemin lindor dhe zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor.












