Insulina e dyshuar që po përdorin kosovarët, dërgohet për analizë në Zagreb

Insulina e dyshuar që po përdorin kosovarët, dërgohet për analizë në Zagreb

Me qëllim të mbajtjes së qytetarëve dhe publikut të informuar lidhur me disa shqetësime të ngritura lidhur me njërin prej llojeve të insulinës, konkretisht Gensulin, e cila është duke u përdorur që prej vitit të kaluar për trajtimin e një numri pacientësh me diabet në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sigurojë opinionin se prej […]

Me qëllim të mbajtjes së qytetarëve dhe publikut të informuar lidhur me disa shqetësime të ngritura lidhur me njërin prej llojeve të insulinës, konkretisht Gensulin, e cila është duke u përdorur që prej vitit të kaluar për trajtimin e një numri pacientësh me diabet në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sigurojë opinionin se prej momentit të ngritjes së shqetësimeve rreth këtij produkti, ka ndërmarrë masa që të sigurohet që ky ilaç t’i plotësojë standardet e cilësisë për përdorim në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se procesi i kontraktimit të këtij bari ka shkuar në rrugë krejtësisht legale dhe ka kaluar nëpër të gjitha procedurat në përputhje me Ligjin për prokurim publik në Kosovë, sipas të cilit, asnjë operatori nuk mund t’i ndalohet e drejta e konkurrimit në treg për produkte të regjistruara në Agjensionin Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, transmeton Koha.net.

MSH thotë se, “pas ngritjes së disa shqetësimeve nga disa endokrinologë, kryesisht në media, për siç konsiderojnë ata, efekte jo adekuate të produktit Gensulin, me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPPM), ka marrë disa ekzemplarë të Gensulin, të cilat i ka dërguar për analizë të kontrollit të cilësisë në Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore “Halmed” në Zagreb të Kroacisë”.

Më tutje thuhet se përveç produktit, në këtë agjension kroat janë dërguar edhe Moduli 3 nga prodhuesi i Gensulin, Bioton (Poloni) që ka të bëjë me metodat analitike dhe validitetin e tyre si dhe substancat referente në sasi të mjaftueshme për të gjitha testet.

“Së fundi, tash në muajin korrik, pas kontakteve dhe interesimeve të vazhdueshme rreth produktit, Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) i ka dërguar Agjensionit HALMED edhe listën e plotë të gjithë parametrave nga certifikata e analizës së produktit Gensulin, për të cilët dëshiron të ketë rezultatin e analizës. Në ndërkohë, që MSH dhe AKPPM po presin që ta kenë rezultatin e kontrollit të cilësisë së produktit Gensulin nga një institucion kredibil për këtë çështje, i lut qytetarët që të kenë mirëkuptim për të pritur këtë rezultat, në varësi të së cilit edhe do të ndërmerren hapat e nevojshëm”, thuhet në komunikatë.

MSH thotë gjithashtu se e kupton ndjeshmërinë e kësaj çështje dhe reagimet subjektive që mund të paraqiten, ndërkohë që i siguron qytetarët se pas marrjes së rezultateve, në rast se konfirmohet që produkti nuk i ka përmbushur standardet e cilësisë, në emër të pacientëve do të kërkojë llogari dhe dëmshpërblim nga operatori, sikur që, do të kërkojë llogari edhe nga palët e tjera të përfshira në rast se vërtetohet e kundërta.

Pa e paragjykuar rezultatin e analizës së cilësisë së produktit, MSh rithekson se interesi kryesor mbetet ruajtja dhe përparimi i shëndetit të pacientëve në çdo rrethanë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?