Inspektorët trokasin në kopshtin “Bleta”

Inspektorët trokasin në kopshtin “Bleta”

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni sot ka kryer kontroll të paparalajmëruar në objektin në rrugën 173 numër 8 në Shkup në baza të të dhënave se në këtë objekt të quajtur “Bleta” në të cilin janë edukuar fëmijë të moshës parashkollore dhe ku është kryer edukim i karakterit fetar. Sipas njoftimit të […]

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale inspektimi është kryer në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve dhe pas informacioneve se në këtë objekt janë përkujdesur fëmijë ndërsa i njëjti nuk është i regjistruar në Regjistrin për kopshte të fëmijëve pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht aty janë edukuar fëmijët në kundërshtim me ligjin.

Gjatë inspektimit në kopshtin Bleta nuk ka pasur as fëmijë e as të punësuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ka informuar Ministrinë e Brendshme lidhur me inspektimin në disa objekte.

Ndërkohë Komiteti i Helsinkit dhe Avokati i Popullit po vëzhgojnë në mënyrë të detajuar aktivitetet e kopshtit “BLETA”, në lagjen Gazi Babë të komunës së Çairit. Nga Komiteti i Helsinkit thonë në asnjë rast nuk guxon që fëmijët të detyrohen të praktikojnë ritet e ndonjë feje të caktuar nëpër kopshte.

“Ne do të reagojmë dhe do të kërkojmë njoftim dhe vlerësojmë se kjo është e palejueshme për shkak se fëmijët paraqesin individ të cilët gjatë zhvillimit të tyre duhet të vendosin nëse dëshirojnë të praktikojnë ndonjë fe ose jo. Sipas qëndrimeve të Komitetit të Helsinkut, qasja e deritanishme ndaj këtyre rasteve është se fëmijët duhet të mësojnë për religjione të ndryshme por jo kjo të paraqet indoktrim i tyre fetar. Duhet të kenë njohuri që të mund të njohin religjionin e shokut që ulet afër tij, që i takon një bashkësie tjetër etnike por jo edhe të jenë të indoktrinuar që të bëhen pjesë e një feje të caktuar ose religjioni”, deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkut.

Ndërkohë, përfaqësues të zyrës së Avokatit të Popullit sot kanë dalë në teren për të shqyrtuar se çfarë konkretisht është vepruar në kopshtin e fëmijëve “BLETA”. Nga ky institucion madje kërkojnë përgjegjësi ndaj atyre që lejuan ekzistimin e tij.

“Është fakt se sistemi ynë nuk njeh ekzistimin e kopshteve fetare dhe mënyra e tillë e punës është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtje të fëmijëve dhe Konventës së të drejtave të fëmijëve dhe pikërisht nga ky aspekt ne plotësisht do ta hulumtojmë këtë veprim. Ligi për mbrojtje të fëmijëve shumë qartë parasheh se çfarë ëhstë kopshti i fëmijëve dhe çfarë veprimtarie kryen. Se bëhet fjalë për veprimtari që është nga interesi publik dhe mes tjerash rreptësishtë ndalon keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime fetare. Bëhet fjalë për gjë që është e palejuar dhe është në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën dhe ne do ta monitorojmë veprimin e institucioneve gjegjëse, të gjitha në interes të fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Zv avokate e Popullit.

Kopshti Bleta funksionimin e saj ka nisur që nga viti 2014. Përveç aktiviteteve edukativo-arsimore në këtë kopsht mësohen edhe ritualet fetare islame, si namazi, këndimi Kuranit dhe praktikat e Haxhit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?