Industria gjermane paralajmëron Britaninë të mos presë ndihmë në negociatat për Brexit

Industria gjermane paralajmëron Britaninë të mos presë ndihmë në negociatat për Brexit

Industria gjermane do t’i japë prioritet tregut unik dhe shkëmbimeve brenda Bashkimit Evropian, edhe pse kjo do të ketë pasoja në marrëdhënien tregtare me Britaninë e Badhe post-Brexit, theksuan disa drejtues ekonomikë për të përjavshmen “The Observer”, publikuar sot. Këto deklarata rrezikojnë pretendimet e David Davis, ministrit britanik të ngarkuar me Brexit, i cili kishte […]

Industria gjermane do t’i japë prioritet tregut unik dhe shkëmbimeve brenda Bashkimit Evropian, edhe pse kjo do të ketë pasoja në marrëdhënien tregtare me Britaninë e Badhe post-Brexit, theksuan disa drejtues ekonomikë për të përjavshmen “The Observer”, publikuar sot.

Këto deklarata rrezikojnë pretendimet e David Davis, ministrit britanik të ngarkuar me Brexit, i cili kishte kërkuar që ndërmarrjet gjermane, veçanërisht prodhuesit e makinave të bënin presion ndaj qeverive të tyre për të mbajtur shkëmbimet tregtare me Britaninë e Madhe, një hap i rëndësishëm për eksportet e tyre.

“Të mbrosh tregun unik, që është një projekt evropian themelor, duhet të jetë prioritet i Bashkimit Evropian”, theksoi Dieter Kempf, president i federatës gjermane të industrisë BDI.

“Është përgjegjësi e qeverisë britanike të limitojë dëmet e shkaktuara nga Brexit në çdo anë të La Manshit”, theksoi ai.

“Në muajt që do të vijnë do të jetë shumë e vështirë për të shmangur efektet negative veçanërisht në ndërmarrjet britanike”, shtoi ai.

Ingo Kramer, president i federatës së punonjësve BDA, thekson se kohezioni i 27 shteteve anëtare mbetet prioriteti më i lartë.

Ai kujtoi se aksesi në tregun e përbashkët kërkon respektimin nga secili të katër lirive, lirisë së qarkullimit të të ardhurave, shërbimeve, kapitaleve dhe personave, përcjell Atsh.

“Britania e Madhe do të mbetet një partner shumë i rëndësishëm për ne, por ne kemi nevojë për një marrëveshje të drejtë për secilën prej palëve duke respektuar këtë parim”, deklaroi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?