Indinjohen këngëtarët e ‘Despacito’ pasi shpërdorohet për interesa politike (Foto)

Artistët të cilët janë bërë të famshën në gjithë botën nëpërmjet hitit të tyre muzikor “Despacito” e akuzuan Presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro për “përvetësim illegal” të këngës së tyre, ku ai kishte promovuar zgjedhjet që lidhen me një përpjekje shumë të diskutuar për të rishkruar kushtetutën e vendit. Në një postim në Instagram ylli […]
Në një postim në Instagram ylli porto-rikan, Daddy Yankee, e akuzoi Maduron i cili kishte përdorur këngën “Despacito” në mënyrë të pa-autorizuar. Ai shkroi: “Çfarë mund të presësh?, Kur një person që u ka vjedhur kaq shumë jetë ëndërrimtarëve të rinj”.
Maduro e përdori këngën “Despacito” për të inkurajuar njerëzit që të votonin më 30 korrik. Kjo po bëhet për faktin se kush do t’i përfaqësojë në Asamblenë e Venezuelës, ku përmes kësaj tentohet të rishkruhet kushtetuta, raportoi “Newsweek”, transmeton Periskopi.
Përpjekjet e Maduro për të bërë këtë, kanë nxitur demonstrata mbarëkombëtare që synojnë rrëzimin e presidentit. Protestat kanë lënë të paktën 102 njerëz të vdekur dhe 1,200 njerëz të plagosur./Periskopi/












