Ilir Meta betohet si President i Shqipërisë

Ilir Meta ka marrë sot zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shqipërisë. Ai u betua në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, ku ishin të pranishëm deputetë të mazhorancës dhe opozitës, si dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri. Presidenti i ri bëri betimin e presidentit që u lexua nga nënkryetarja Valentina Leskaj dhe u përsërit nga […]
Ai u betua në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, ku ishin të pranishëm deputetë të mazhorancës dhe opozitës, si dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri.
Presidenti i ri bëri betimin e presidentit që u lexua nga nënkryetarja Valentina Leskaj dhe u përsërit nga Presidenti Meta.
Më pas në Kuvend u këndua Himbi Kombëtar. Rreth orës 19:00 është parashikuar që Meta t’i drejtohet Presidencës, ku do të pritet në një ceremoni të posaçme nga presidenti në largim, Bujar Nishani dhe do të mbajë edhe një fjalë përpara të ftuarve, shkruan Tv Klan.
Ilir Meta u zgjodh president në kulmin e krize politike kur opozita e djathtë kishte bojkotuar Kuvendin dhe protestonte në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.
Gjatë fushatës elektorale, ai u angazhua tërësisht në drejtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, çka solli edhe disa paralajmërime të ashpra të Kryeministrit Rama në adresë të tij.












