Hyseni: Kosova anëtarja më e re e Interpol-it

Hyseni: Kosova anëtarja më e re e Interpol-it

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që mbahet në Kinë në muajin shtator pritet të jap vendimin për anëtarësimin e Kosovës në struktura e kësaj organizate ndërkombëtare. Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë për Indeksonline se  Kosova pritet të jetë anëtarja me e re e kësaj organizate. […]

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që mbahet në Kinë në muajin shtator pritet të jap vendimin për anëtarësimin e Kosovës në struktura e kësaj organizate ndërkombëtare.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë për Indeksonline se  Kosova pritet të jetë anëtarja me e re e kësaj organizate.

Hyseni i cili ndodhet sot për vizitë zyrtare në selinë e Interpol në Lyon të Francës, ka pohuar se ka marrë mbështetjen e plotë të kreut të saj Sekretarit të Përgjithshëm Jurgen Stock, i cili është ndarë i kënaqur me të arriturat e Kosovës.

“Kërkesa e Kosovës për anëtarësim tash është futur në agjendë  të asamblesë së përgjithshme për muajin shtator ku kjo asamble do ta votoj aplikacionin e Kosovës. Por para kësaj duhet të aprovohen kritere te reja për anëtarësim. Ne i kemi plotësuar kriteret qe kërkohen, aplikacioni ynë është komplet kemi dorëzuar çdo dokument që është këruar nga ne, për ta plotësuar kërkesën e Kosovës nga aspekti ligjor por edhe nga aspekti politik kështu që iu mbetet institucioneve të Kosovës, Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme, Qeverisë, Ambasadave tona që të punojnë deri në muajin shtator sa të mundemi që të grumbullojnë vota sa më shumë”, thënë Hyseni.

Ndërkaq i pyetur se si e sheh disponimin e vendeve anëtare, vota e të cilëve ka vlerë në këtë rast, Hyseni ka theksuar se në Interpol janë të kënaqur me punën që institucionet e Kosovës, kanë bërë.

“Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock është jashtëzakonisht i kënaqur me arritjet tona, prandaj dhe pritja që na u bë sot në Interpol ishte shumë e përzemërt dhe kemi diskutuar në detaje për përgatitjen e Kosovës për anëtarësim, në aspektin e përgatitjes profesionale dhe teknike të Policisë së Kosovës për tu bashkuar këtij organizmi”, ka thënë në fund Hyseni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?