Haraqija godet fort Isa Mustafën, ja si e quan

Haraqija godet fort Isa Mustafën, ja si e quan

Astrit Haraqija, ish ministër i LDK-së dhe njëri nga aktivistët e kësaj partie që njihet si më i afërti me familjen e ish Presidentit Ibrahim Rugova, ia ka përmendur Isa Mustafës ardhjen e tij në krye të LDK-së. Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk e merr seriozisht ‘Isen e mjerë’, edhe atëherë […]

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se nuk e merr seriozisht ‘Isen e mjerë’, edhe atëherë kur ai i sulmon dhe i quan ” matrapazë” ata që ishin e mbeten miq të familjes së Presidentit Rugova, të cilët edhe sot e kësaj dite bëjnë gjithçka për institucionet dhe shtetin e Kosovës.

Dje, Mustafa  e quajti atë dhe Dardan Gashin si ‘matrapazë’.

 

Ja shkrimi i plotë i Astrit Haraqijës:

Rënia e turpshme e mashtruesit ordiner Isa Mustafa!I dëshpëruar dhe plot inat, Kali i Trojes brenda kalasë se LDK-se, Isa, këto dite e ka pare përfundimisht fundin e tij politik .Ashtu siç erdhi me tradhti mes miqesh, duke përdorur në mënyrë finoke përvojën e kaluar në strukturat e ish- sistemit komunist, po i nxjerr gerhamat e fundit bashke me grimasat e shëmtuara, te cilat pasqyrojne karakterin e tij!Duke kërcyer dege me dege, e ka humbur durimin dhe ne stilin KGB- ist, po shpike armiq inekzistente.Po e bën këtë sepse atë e ndjekin turpi dhe humbja e njëpasnjëshme, qe kur erdhi tradhtisht ne krye te LDK-se.Unë personalisht nuk e marre seriozisht Isen e mjere, edhe atëherë kur ai i sulmon dhe i quan ” matrapaze” ata qe ishin e mbeten miq te familjes se Presidentit Rugova, te cilët edhe sot e kësaj dite bëjnë gjithçka për institucionet dhe shtetin e Kosovës. Isa e din mire nga e si erdhi aty ku ndodhet edhe pak dite! Po, e din qe erdhi me tradhti dhe dinakeri.Te ky njeri shoh potencialisht pacientin qe ka nevoje për psikiatrin. Por, po ky dinaku, duke humbur katër pale zgjedhje erdhi e u be kryeministër! U be sepse gjeti mbështetje te disa fosile e servile brenda partisë, te cilët për interesa personale mbyllen sy e vesh, duke ja rrahur krahet.Ne LDK hyri me puç, vone shume vone. Shkeli çdo norme e parim për te mbetur sa me gjate ne krye te partise.Njeriu qe përvetësoi Fondin e Kosovës dhe e kthei atë ne pronësi private, ndodhet ende ne krye te qeverise ne ikje!Matrapaz se jo mahi ky njeri me fytyre dyelli e pa buzëqeshje.Kurrë nuk tregoi se si u shkri Dardania Bank, kah shkoi, ku mbeti?!Nuk foli as për fluturimet avionin privat për ne Itali .Ky Isa ishte ai qe dha miliona dikur për LPK- ne, e ne anën tjetër shpërfaqej tjetër njeri. Tradhtoi Presidentin Rugova, Fatmir Sejdiun, Bujar Bukoshin…! Dikur shefin tënd Bukoshin e ke harruar qe është keq me shëndet dhe nuk e ktheve kokën me pa se cilat janë shpenzimet për shërimin e tij.Me falë se paske ndihmu ketë javë jo me buxhet tëndin por me të shtetit.Me beso qe po neveritem qe po merrem me ty dhe deklaratat tuaja, por po me vjen keq qe as sot e kësaj dite s’ te ka rene maska nga fytyra, për ta pare fytyrën tende te vërtetë qytetaret e vendit, e sidomos anëtarësia besnike e LDK-se!Dhe vendosa te merrem me ty e jo me zagaret tu qe lehin FB e lëpijnë ne sofren tende te ndyre.Kur ti shkruan ne FB, me beso e shoh Isen idhnak, hakmarrës, tradhtar… sepse aty nuk arrin ta frenosh veten dhe ta fshehësh karakterin cinik e idiotesk qe te përfaqëson me tere anatomine tende vertikale!  Dhe besomë o Ise, simboli i atij qe hyri ne Troje, e din ti kush është ai, nga deklarata tua për mua dhe mikun tim, është kundërmuar gjithë kjo fundjave.Ne fund fare, me qetësi po ta them se je bere qesharak dhe joserioz.Ndaj ike nga jeta publike e politike, sepse e fëlliqe kahdo qe shkele me këmbë tradhtari!     Ishe e do te mbetesh humbës përherë ne histori.Çdo here emri yt do te mbetet sinonim i se keqes dhe i rrënimit te LDK-se!Injoranti i sojit tënd për interesa të veta në pushtet, individual dhe më gjerë, ka kultivuar gjuhën e luftës ndaj shoqërisë dhe popullit, duke mbjellë dhe mjerim të llahtarshëm antinjerëzor!Pra në fund sipas të gjitha provave unë me krenari mbetem kontribuues për ndërtimin e Institucioneve, ndërsa ti grykës I pangopur për shfrytëzimin e tyre.Je humbës, i tille do te mbetesh!

Ke mbetur i vetmuar këto dite, pa miq, pa kolege, sepse te ra maska, e tash…?!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?