Haradinaj tregon se a i kanë vënë serbët kushte

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN që edhe doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, Ramush Haradinaj ka treguar se a kanë vënë serbët e Kosovës kushte në shkëmbim të votës së tyre. “Ata janë të gatshëm që të marrin përgjegjësitë në qeverisje në mënyrë që të mund të kujdesen për ata që i kanë […]
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN që edhe doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, Ramush Haradinaj ka treguar se a kanë vënë serbët e Kosovës kushte në shkëmbim të votës së tyre.
“Ata janë të gatshëm që të marrin përgjegjësitë në qeverisje në mënyrë që të mund të kujdesen për ata që i kanë votuar, nuk kanë ardhur me kërkesa të caktuara politike që vështirësojnë marrëdhëniet tona”.
“Kam biseduar me zotin Petroviq ( Sllobodan Petroviq, kryetar i SLS-së), ai e din se fuqinë e serbëve në Kosovë e ka Lista Serbe, ky e kupton që marrëdhënia e Qeverisë së Kosovës me serbët e Kosovës bëhet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve”.
Haradinaj që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka ripërsëritur se serbët e Kosovës nuk kanë pasur kërkesa, ashtu siç është raportuar në media.
“Unë mund të shpreh falenderim për serbët e Kosovës, për qasje korrekte, ata e dinë se Kosova është në vështirësi sa i përket zhvillimit të brendshëm, ata dëshirojnë një jetë të qetë dhe stabile”.
“Janë dakord që të marrin përgjegjësi për qeverisje, ekzekutivin – qasja e tyre ishte korrekte që nuk ka kaluar në kërkesa politike që mund të kishin qenë pengesë e zhvillimeve në Kosovë”.
Ai është shprehur se Kosova fiton nëse punon në mënyrë korrekte me komunitetet e ndryshme.
“Për mua është e rëndësishme që të gjithë në Kosovë kanë shprehur interesim që të punojmë me serbët e Kosovës. As unë nuk bëj dallim për gatishmërinë që t’iu japim mundësinë të zgjedhurve serbë të Kosovës të marrin përgjegjësi në Qeverinë e Kosovës”.












