Haradinaj: Përparësi i jap një koalicioni të gjerë

Haradinaj: Përparësi i jap një koalicioni të gjerë

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, tha se Qeveria e Kosovës, do të formohet në afat rekord, ashtu siç ka deklaruar disa herë deri më tani. Ai në një konferencë për media,  bëri të ditur se i ka dërguar letër për takim liderit të VV-së  Visar […]

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, tha se Qeveria e Kosovës, do të formohet në afat rekord, ashtu siç ka deklaruar disa herë deri më tani.

Ai në një konferencë për media,  bëri të ditur se i ka dërguar letër për takim liderit të VV-së  Visar Ymerit dhe atij të LDK-së Isa Mustafës, listës Serbska dhe minoriteteve tjera,  për një takim, për të cilin tha se ka propozuar të mbahet nesër, me qëllim që të hënën që vjen, të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dhe menjëherë pas saj ajo për formimin e Qeverisë.

“ Deri sot një jave me mund me mbajt seancën konstituive dhe pas seancës konstituive, menjëherë  pa humbur kohë të mbajmë dhe seancën për formimin e qeverisë, për votimin e qeverisë. Qëllimi është që këtë javë nga sot deri të hënën tjetër me shfrytëzu, me i kry punët përgatitore me përmbyll marrëveshjet politike dhe me i dhanë Kosovës qeverinë në kohë rekord, ashtu siç jam deklaruar çdoherë…Kam propozuar  takim për nesër me VV, me zotin Visar Ymeri dhe kolegët e kryesisë. Kam propozuar takim me LDK-në dhe i kam kërkuar me shkresë zotit Mustafa e kolegëve të LDK-së nesër. takimi kam propozuar të mbahet në ndërtesën e Parlamentit, në Zyrat e grupit parlamentar tonin të AAK-së ose të VV-së , ose të LDK-së. Njëjtë do të konsultohem dhe me Listën serbe dhe me komunitetet tjera jo serbe. Njëkohësisht nuk do të ndalem me fol me çdo deputet të kuvendit të zg jedhur. Tani detaje tjera nuk kam për ju. Ajo që muj me siguru Kosovën, është që Qeverinë do ta kemi ashtu siç jemi deklaruar me kohë, në afat rekord. Pra nuk do të humbim kohë”, tha ai.

Ndërsa tha se përparësi i jep një koalicioni sa më të gjerë me subjekte politike, duke u bërë thirrje dhe deputetëve që ta përkrahin formimin e Qeverisë.

“ Si i nominuar përparësi i japë një koalicioni sa më të gjerë, me subjektet politike. Kuptohet duke i bërë thirrje të sinqertë deputetëve të zgjedhur të kuvendit të Kosovës, që të përkrahin qeverinë që iu propozojmë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a është i gatshëm të tërhiqet nga koalicioni PAN dhe të bashkëpunojë me VV dhe LDK-në për formimin e Qeverisë, Haradinaj tha se nuk do të shkojnë prapa, por vetëm përpara.

“ Ne po shkojmë përpara, jo prapa. Vetëm përpara po shkojmë. Hapat e mbetur, ato që i kem kry ato nuk diskutohen më. Po shkojmë përpara”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?