Haliti: Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli zgjedhet në votimin e parë, PAN i ka siguruar numrat

Haliti: Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli zgjedhet në votimin e parë, PAN i ka siguruar numrat

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur i bindur se kryetari i Kuvendit të Kosovës do të zgjedhet qysh në votimin e parë. Ai në një intervistë në Imazh në transmetuesin publik, ka thënë se lëshimet që Kadri Veseli i ka bërë gjatë mandatit të kaluar për VV-në kanë qenë të ëmdha, dhe sipas tij […]

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është shprehur i bindur se kryetari i Kuvendit të Kosovës do të zgjedhet qysh në votimin e parë.

Ai në një intervistë në Imazh në transmetuesin publik, ka thënë se lëshimet që Kadri Veseli i ka bërë gjatë mandatit të kaluar për VV-në kanë qenë të ëmdha, dhe sipas tij në Kosovë duhet të bëhet praktikë që kryetari i Kuvendit të mos refuzohet nga askush.

“Pa marrë parasyh a e voton VV apo jo, kryetari i Kuvendit do të zgjedhet në votimin e parë. Nuk e besoj se do të ketë probleme, pasi ne do ta zgjasnim krizën politike.Do të duhej praktik që të mos refuzohej asnjë kandidat”, ka thënë Haliti, transmeton lajmi.net.

I pyetur se a do të jetë Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se ky është vullneti i tën gjithë anëtarëve të kryesisë së PDK-së.

“Vullneti i gjithë anëtarëve të kryesisë është që Veselit ë jetë kandidat për kryetar të Kuvendit. Kryesia nuk e ka diskutuar këtë çështje dhe alternativë tjetër nuk ka pasur”, ka shtuar ai.

Haliti ka konfirmuar edhe njëherë se ka mjaft deputetë që do ta votojnë qeverinë Haradinaj, duke u shprehur i bindur se ata i kanë numrat.

“Nga ajo që kemi diskutuar deri sot dhe nga deklarimet e protganoistëve, Veseli e Haradinaj për ta kompletuar listën e njerëzve që do ta votojnë qeverinë, unë kam informacion që ka mjaft deputetë që do ta votojnë qeverinë e Haradinajt”, ka thënë Haliti.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ditën e seancës konstituive të votohet edhe Qeveria.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?