Haki Abazi: Kjo Qeveri i duhet Kosovës

Haki Abazi: Kjo Qeveri i duhet Kosovës

.

I pyetur nga ‘GazetaBlic, se kush ka më shumë gjasa ta formoj Qeverinë e Kosovës, koalicioni PAN, apo LDK dhe Vetëvendosja, Abazi e jep një përgjigje interesante.

“Të dy opsionet janë të mundura, por ato si të tilla janë përjashtuese për njëra-tjetrën. Në anën tjetër domosdoshmërisht asnjëra nga opsionet ndaras nuk garantojnë reformat të thella dhe përballje me agjendën e rëndë dhe të komplikuar qeverisëss”, u shpreh Abazi për Gazeta Blic.

Kjo sipas tij, për disa arsye.

“E kam fjalën për demarkacionin, asociacionin e komunave, krijimin e ushtrisë, depërtimin e izolimit ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik, reformat në drejtësi. Rrjedhimisht ëshë një moment që kërkon pjekuri politik të nivelit të lartë dhe për krijimin e një qeverie të unitetit nacional”, tha ai.

Sipas analistit Abazi cila do qeveri që do të krijohet nëse nuk e ka shumicën shqiptare, do të jetë e kotë, sepse nuk do të mundët t`i zgjidh problemet e shumta që i ka vendi.

“Cilado qeveri që do të krijohet nëse nuk ka shumicë shqiptare të nivelit të votes së shumicës që garanton qeveri të qëndrueshme përballë sfidave dhe reformave do të kemi situatë të brisht, thellim të konfliktit dhe paaftësi për të adresuar problemet qytetare. Vendi është zhytur në krizë dhe varfëri dhe është duke mbetur prapa proceseve rajonale dhe atyre globale. Është duke humbur peshën e ekzistencës dhe ka krijuar një pasqyrë negative të paaftësise për të qeverisur me vendin”, potencoi Abazi.

Sipas tij, nëse kësaj radhe nuk arrihet që të kthehet kriza në një mundësi për qeveri profesionale që mbledhe dhe thërret ekspertë dhe njerëz të dëshmuar pa të kaluar të korruptuar dhe konfliktuoze, atëherë do të humbim edhe një shancë përveç që do të karakterizohet me kriza do ta ketë të pamundur për ta nxjerrur vendin nga krizat.

Analisti kujtoi edhe një herë, se qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në këtë vend, madje edhe Kosovës i ka humbur vizioni.

“Kosovës i ka humbur vizioni dhe njerëzit kanë humbur besimin se mund të bëhet më mirë dhe kjo ka krijuar një aversin ndaj insitutucioneve dhe një apati të përgjitheshme që pa dyshim ka krijuar jetë paralele të qytetarëve me institucionet. Kjo nuk është karakteristike e vendeve demokratike ku qytetari është qëndra e gravitetit”, përfundoi Abazi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?