Haki Abazi: Hashim Thaçi e PDK-ja kanë shkaktuar dhunën më të madhe në këtë vend (Video)

Haki Abazi: Hashim Thaçi e PDK-ja kanë shkaktuar dhunën më të madhe në këtë vend (Video)

Analisti politik, Haki Abazi ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është njeriu që ka bërë më së shumti dhunë në këtë vend. Abazi i është përgjigjur deklaratave të fundit të Thaçit, i cili deklaroi se ‘përdoruesit e dhunës nuk do të mund të vijnë në pushtet’. Këto deklarata nga ana e Thaçit edhën […]

Analisti politik, Haki Abazi ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është njeriu që ka bërë më së shumti dhunë në këtë vend.

Abazi i është përgjigjur deklaratave të fundit të Thaçit, i cili deklaroi se ‘përdoruesit e dhunës nuk do të mund të vijnë në pushtet’. Këto deklarata nga ana e Thaçit edhën pas përpjekjeve të Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë e Kosovës.

Në një intervistë për Periskopin, Abazi ka thënë se vet Thaçi e PDK-ja, partia që ai e drejtoi për dhjetëra vite, janë projektues të dhunës më të madhe.

“Është fatkeqësi, se në fakt, nëse dikush ka bo dhunë në këtë vend, ka qenë vet zoti Thaçi dhe PDK-ja në formën se si i kanë ndjek politikat e përjashtimit, jo vetëm të partive tjera, por edhe të anëtarëve përbrenda. Kemi një numër të madh të ish-kryetarëve të degëve të PDK-së…. zotin Limaj, zotin Krasniqi që janë përjashtu, gati me dhunë e në forma jotransparente të partisë. Përdorimi i dhunës, policisë ndaj demonstruesve dhe protestuesve, sidomos edhe të atyre punëtorëve që kanë kërkuar të drejtat e veta, por edhe të demonstruesve të tjerë politikë. Është përdorim i aparatit të dhunës kundër popullit të vet”, ka theksuar ai.

Abazi ka përmendur edhe vrasjet e pasluftës, të cilat ai i lidhë me Presidentin Thaçi.

“Do të thotë, projeksioni i dhunës është projeksion i vet zotit Thaçi gjatë gjithë kohës, e mos të flasim për kohën e errët që nuk zbardhen…. pas luftës një numër i madh i njerëzve janë eliminuar edhe fizikisht prej skenës politike kosovare”, ka theksuar ai. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?