Gjykata serbe refuzon rinisjen e Gjyqit të Srebrenicës

Gjykata serbe refuzon rinisjen e Gjyqit të Srebrenicës

Një gjykatë në Beograd refuzoi mocionin e kryeprokurores së krimeve të luftës për të vazhduar gjyqin e tetë ish-policëve serbë për masakrat në Srebrenicë, duke thënë se kërkesa bazohej në akuza që tashmë ishin rrëzuar. Gjykata e Lartë në Beograd të martën refuzoi mocionin e paraqitur nga prokurorja e krimeve të luftës, Snezana Stanojkoviq, për […]

Një gjykatë në Beograd refuzoi mocionin e kryeprokurores së krimeve të luftës për të vazhduar gjyqin e tetë ish-policëve serbë për masakrat në Srebrenicë, duke thënë se kërkesa bazohej në akuza që tashmë ishin rrëzuar.

Gjykata e Lartë në Beograd të martën refuzoi mocionin e paraqitur nga prokurorja e krimeve të luftës, Snezana Stanojkoviq, për të vazhduar gjyqin e tetë ish-policëve të akuzuar për kryerjen e një masakre ndaj boshnjakëve nga Srebrenica në fshatin Kravicë në korrik 1995.

Gjykata tha se mocioni nuk ishte i plotë, pasi ai bazohej në akuzat që ishin rrëzuar nga një gjykatë apeli më herën në korrik.

Kjo do të thotë se prokurorja Stanojkoviq do të duhet të ngrejë akuza të reja, të cilat do të duhet të pranohen nga gjykata para se të programohet gjyqi.

Akuzat fillestare u rrëzuan sepse ato nuk ishin ngritur nga prokurori i autorizuar, pasi vendi i prokurorit serb të krimeve të luftës ishte bosh në atë kohë.

Akuzat u paraqitën në janar 2016, kur prokurori i mëparshëm i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviq, ishte tërhequr tashmë dhe nuk ishte zgjedhur dikush tjetër për ta zëvendësuar atë.

Tetë ish-anëtarë të një njësie të policisë speciale serbe të Bosnjës dolën në gjyq në shkurt të këtij viti, të akuzuar për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 1,300 civilëve në një depo bujqësore në fshatin Kravicë afër Srebrenicës në korrik 1995.

Nedelko Milidragoviq, Aleksa Golijanin, Milivoje Batinica, Aleksandar Daçeviq, Bora Miletiq, Jovan Petroviq, Dragomir Paroviq dhe Vidosav Vasiq akuzohen se kanë kryer krime lufte, duke vrarë të burgosurit boshnjakë të kapur pas rënies së Srebrenicës në duart e forcave serbe të Bosnjës.

Vrasjet në depon në Kravicë ishin midis disa masakrave të kryera nga forcat serbe të Bosnjës pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995 ku mbetën të vdekur rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë.

Deri më tani janë identifikuar më shumë se 1,300 civilë të cilët u masakruan në Kravica. Trupat e tyre u gjetën në disa varre masive në Bosnje dhe Hercegovinë.

Prokuroria boshnjake më parë ngriti akuza për gjenocid kundër Milidragoviqit dhe Golijaninit, por nuk mundi t’i arrestonte ata, sepse kanë jetuar në Serbi që prej përfundimit të luftës në Bosnjë në vitin 1995.

Pasi Serbia dhe Bosnja nënshkruan një protokoll për bashkëpunim në krimet e luftës në vitin 2013, provat nga prokuroria boshnjake u transferuan në Beograd.

Sipas akuzave të ngritura nga prokuroria e Bosnjës, Milidragoviq, një ish-komandant i një skuadre nga Qendra e Trajnimit Jahorina e policisë speciale serbe të Bosnjë, dhe Golijanin, një ish zv/komandant i një skuadre të Qendrës së Trajnimit Jahorina, kryen gjenocid kundër boshnjakëve nga Srebrenica midis 10 dhe 19 korrikut 1995.

Megjithatë, prokuroria serbe tha se nuk mund të vërtetonte akuzat për gjenocid të ngritura nga prokurorët boshnjakë dhe në vend të kësaj i akuzoi burrat për kryerjen e një krimi lufte.

Serbia nuk e pranon që masakrat e Srebrenicës përbëjnë gjenocid, pavarësisht vendimeve nga gjykatat ndërkombëtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?