Gjykata gjermane e dënon personin i cili e financonte ISIS’in (Foto)

Një gjykatë gjermane ka dënuar me pesë vjet e gjysmë burg salafistin (sekt ky i besimit mysliman) Sven Lau, i cili akuzohet për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar në Siri. Lau, i cili ishte konvertuar në mysliman qysh kur ishte adoleshent, po dërgon edhe para për t’i ndihmuar islamistët. Gjykata e Lartë e Dusseldorf-it […]
Gjykata e Lartë e Dusseldorf-it të mërkurën e dënoi Sven Lau me pesë vjet e gjysmë burgim për ndihmesën që ai u kishte dhënë militantëve islamikë në Siri.
Prokurorët gjermanë kishin kërkuar një dënim prej gjashtë vjet e gjysmë burgim për Lau’n, i cili ishte në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2015, raportoi “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.
Lau, i cili u arrestua në qytetin gjerman të Monchengladbach-it, u gjet fajtor për mbështetjen e grupit terrorist “Jamwa” – emri i plotë i të cilit përkthehet përafërsisht si “ushtri e emigrantëve dhe e ndihmësve” – e cila është aktive në Siri, dhe e cila vitin e kaluar ndryshoi drejtim nga të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” (IS) në “al Qaeda”.
Akuzat kundër Lau’s u kthyen në vitin 2013, kur predikuesi islamik rekrutonte dy salafistë që jetonin në Gjermani për t’iu bashkuar më pas me “Jamwa” në Siri. Ai gjithashtu dërgoi para – me vlerë rreth 1,440 euro ($ 1,674) – militantëve islamistë.
Prokurorët thonë se Lau siguroi një lidhje jetike me “Jamwa” nga Gjermania, ndërsa ishte ende i lidhur me “Shtetin Islamik”.
“Jamwa” thuhet se ka kryer krime lufte, siç janë ekzekutimet masive, si dhe vrasjet individuale, duke përfshirë koka të prera dhe djegien e burgosurve të gjallë.
Gjatë seancës gjyqi dëgjoi dëshmi se Lau kishte rregulluar gjithashtu martesën e një shoku i cili i takonte besimit islamist me një vajzë 16 vjeçare nga Austria.
I konsideruar në përgjithësi si një figurë udhëheqëse në skenën salafiste të Gjermanisë, Lau fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2014, kur themeloi një organizatë që e quante veten “Sheriati Policorë”.
Anëtarët e grupit patrulluan rrugë në qytetin perëndimor të Wuppertal-it, në një përpjekje për të zbatuar ligjin e sheriatit, lidhur me konsumimin e alkoolit, bixhozin dhe dëgjimin e muzikës që është në kundërshtim me rregullat e sheriatit./Periskopi/













