Gjinovci gjatë emisionit: Tregomani një profesor të vetëm kosovar që ka bërë publikim të rëndësishëm për rajonin (Video)

Rron Gjinovci, drejtor Ekzekutiv i ORCA-s, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se niveli arsimor i Kosovës është i dobët. Nga debatuesit tjerë në emision, Gjinovci ka kërkuar që t’i tregojnë për një punim shkencor në Kosovë, që ka pasur impakt rajonal. Po ashtu, Gjinovci ka kërkuar nga debatuesit që të tregojnë për një […]
Rron Gjinovci, drejtor Ekzekutiv i ORCA-s, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se niveli arsimor i Kosovës është i dobët.
Nga debatuesit tjerë në emision, Gjinovci ka kërkuar që t’i tregojnë për një punim shkencor në Kosovë, që ka pasur impakt rajonal.
Po ashtu, Gjinovci ka kërkuar nga debatuesit që të tregojnë për një profesor të vetëm të universiteteve kosovare, i cili ka bërë një publikim të rëndësishëm për rajonin, shkruan Periskopi.
““Tregoni cili është punimi shkencor, që është prodhu në Kosovë, që ka pas impakt rajonal në një fushë të caktume. Kallxomëni cili është profesori i Kosovës, i cili ka dalë prej universiteteve tona publike, që ka bë një publikim që është i rëndësishëm për rajonin. S’po flas për Evropë”, ka thënë Gjinovci.
Ndërsa, nga debatuesit tjerë është thënë po ashtu se në Kosovë nuk ëshë bërë asnjë punim shkencor në 20 vitet e fundit. /Periskopi/












