Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë para pak çastesh ka ndërruar jetë një grua, raporton Periskopi. Raportohet se gruaja ka qenë në autobus, ndërsa në momentin që ka dalë jashtë është rrëzuar. Ende nuk dihet nëse ajo ka pësuar sulm në zemër, apo është tërhequr nga autobusi, raporton Periskopi. Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar Agron […]
Raportohet se gruaja ka qenë në autobus, ndërsa në momentin që ka dalë jashtë është rrëzuar.
Ende nuk dihet nëse ajo ka pësuar sulm në zemër, apo është tërhequr nga autobusi, raporton Periskopi.
Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar Agron Borovcin, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i cili e ka konfirmuar vdekjen e gruas.
Por, Borovci tha se në këtë fazë, Policia nuk mund të jap informacione nëse ngjarja ka qenë aksident apo vdekje e natyrshme.
Rasti është duke u hetuar tha më tej Borovci, i cili bëri të ditur se ekipet e Policisë dhe të ndihmës mjekësore janë në vendin e ngjarjes. /Periskopi












