Gjenden tetë trupa të pajetë brenda një kamioni në Teksas

Tetë persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të parkuar jashtë një dyqani “Walmart” në San Antonio, në shtetin e Teksasit, kanë thënë zyrtarë policorë. Njëzetë të tjerë janë në gjendje kritike apo të rëndë, disa prej të cilëve besohet se kanë pësuar sulme në zemër dhe dehidrim, dhe janë dërguar në spital, raporton […]

Tetë persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të parkuar jashtë një dyqani “Walmart” në San Antonio, në shtetin e Teksasit, kanë thënë zyrtarë policorë.

Njëzetë të tjerë janë në gjendje kritike apo të rëndë, disa prej të cilëve besohet se kanë pësuar sulme në zemër dhe dehidrim, dhe janë dërguar në spital, raporton BBC.

Policia nuk ka treguar për prejardhjen e automjetit, por ka konfirmuar se shoferi është ndaluar. Dyshimet e para janë për një rast trafikimi.

Departamenti amerikan i migrimit po tenton të gjejë të dhëna për viktimat.

Shefi i Policisë në San Antonio, William McManus, ka thënë gjatë një konference për media se trupat janë zbuluar pas një telefonate nga një punonjës i Walmartit, të cilit i ishte afruar një person nga kamioni për të kërkuar ujë. Ai ka thënë se disa të tjerë mund të kenë ikur në këmbë në pyllin e afërt.

Shefi i zjarrfikësve, Charles Hood, ka thënë se kanë arritur në vendngjarje pas mesnatës dhe kanë gjetur tetë persona pa shenja jete në pjesën e pasme të kamionit, i cili nuk kishte sistem funksional për freskim të ajrit dhe as shenja të ujit në brendësi.

Ai ka konfirmuar se së paku 2 prej viktimave ishin të moshave shkollore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?