Gjenden dy persona të vdekur në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se janë gjetur dy trupa të pa jetë të gjinise mashkull në dy lagje të ndryshme. Një prej tyre, i paidentifikuar dhe i dekompozuar është gjetur në ambient të hapur në lagjen nr.7. Ndërsa trupi i shtetasit B.C. 39-vjeç është gjetur në lagjen nr. 16. Njoftimi i […]
Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se janë gjetur dy trupa të pa jetë të gjinise mashkull në dy lagje të ndryshme.
Një prej tyre, i paidentifikuar dhe i dekompozuar është gjetur në ambient të hapur në lagjen nr.7.
Ndërsa trupi i shtetasit B.C. 39-vjeç është gjetur në lagjen nr. 16.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr.7, Durrës, në ambient të hapur, është gjetur një trup I pajetë, i seksit mashkull, i paidentifikuar dhe i dekompozuar.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Për veprime hetimore më të specializuara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për identifikimin e tij dhe zbulimin e shkaqeve të vdekjes.
Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr.16, në ambient të hapur eshtë gjetur pa shenja jete shtetasi B.C.39 vjeç, banues në Durrës.
Nga kqyrja paraprake në trup nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /albeu.com/












