Gazetarja e KTV-së zbulon skandalin e Imet Rrahmanit që kushton me jetë: Ti meriton më shumë se burg

Gazetarja e KTV-së zbulon skandalin e Imet Rrahmanit që kushton me jetë: Ti meriton më shumë se burg

Gazetarja e Kohavisionit, Ardiana Thaçi, shkruan se burgu është pak për ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Imer Rrahmanin, pasi thotë se ai kishte sjellë vitin e kaluar në Kosovë, një preparat për diabetikët, për të cilin thotë se nuk përdoret as në vendet më të  varfra në botë. Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, […]

Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Thaçi shkruan për zëvendësimin që Ministria e Shëndetësisë i kishte bërë Insulinës Humane me atë Biosemilare, e cila nuk kishte të gjithë përbërësit e Insulinës humane dhe mund të kishte pasoja në shëndet, transmeton Periskopi.

Ai tregon se si dy endokrinologë, Bardhyl Gashi e Luan Gola, po ua shpjegonin në detaje deputetëve pasojat e Insulinës Biosemilare që kishte pak muaj që Ministria e Shëndetësisë e kishte sjellë në Kosovë dhe po e zëvendësonte me Insulinën Humane apo atë analoge moderne, që ishte përdorur më parë në Kosovë.

Gazetarja Thaçi përmend edhe deklaratat e ministrit, sipas të cilit bari ishte në rregull dhe nuk kishte vend për panik, pasi sipas tij, ishte punë biznesi zhurma rreth insulinës. Ndonëse, QKUK-ja e kishte bojkotuar këtë ilaç nga MSH, i cili është jetik për të sëmurët nga diabeti.

Ajo më tej shkruan për një përvojë personale që kishte pasur.

“Biosemilaren që ti e solle edhe për të cilën endokrinologët, ta kanë shpjeguar me dhjetëra herë që është e dëmshme dhe nuk mund të ketë efektin e një insuline humane, gati i mori jetën prindit tim. “Ka mundur të pësonte komë diabetike, ka ditë që nuk e ka dhënë efektin e saj insulina”, ishin fjalët e endokrinologut që na i tha mbrëmë, pasi kontrolloi babanë, i cili kishte ditë të tëra që nuk po ndihej mirë, i kishte humbur fuqia dhe kishte rënë shumë në peshë. “Duhet ta ndërrojë insulinën, ajo nuk është në rregull, në fakt nuk ka qenë asnjëherë e tillë..”, në këto moment më doli para syve fytyra jote – hipokrite”, shkruan më tej ajo në Facebook.

E quan “mizore” atë që bëri ministri në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

“Ka shumë raste, ministër, që insulina jote i dërgoi në varr, ua shkatërroi veshkat madje edhe i verboi. Uroj dhe shpresoj shumë që helmi që ti e fute në treg, e të cilin përveç babës tem e morën edhe 12 mije të tjerë, të mos ketë lënë pasoja të tjera, sepse unë e ti do të kemi një përballje, nëse jo në gjyq, atëherë do të jetë përballje sy me sy. E di që nuk është normale të shprehem kështu, por të dërgosh me dhjetëra njerëz në prag të vdekjes për tekat e tua, është e tmerrshme, është mizore, është edhe më tepër se kaq. Nuk janë minj laboratorësh, Imet, janë njerëz, janë prindër dhe fëmijë të dikujt, janë plot 12 mijë jetë, që ti i more në qafë.  Po ta përsëris mund të bësh pazare me jetën tënd, e po deshe bëjë pazar edhe me jetën e familjes tënde, por kurrë, kurrë mos të shkojë në mendje që çmimin për bizneset e tua të pista t’i vësh në llogarinë e jetës së prindit tim!!!”, e përfundon publikimin e saj, gazetarja e KTV’së Ardiana Thaçi. /Periskopi

Reagimi i plotë i Thaçit:

Burgu është pak për ty, ministër në detyrë i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ti meriton më të tmerrshmen, më mizoren, more në qafë dhjetëra diabetik…
Ti zaten je edhe vetë mjek dhe besoj që e di përmendsh Betimin e Hipokratit, andaj po të pyes: pse veprove me hipokrizi? Ti solle në Kosovë, vitin e kaluar, një preparat që askush në Evropë nuk e përdor, madje as vendet më të varfra në botë, INSULINËN BIOSEMILARE.
…..
Në nëntorin e kaluar, po merrja pjesë në një seancë të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, e po bëhesha gati të kthehesha në punë kur deputetja Flora Brovina më afrohet e me thotë: “Kemi një tjetër takimi, është një skandal, do të flasim për insulinën”.
I bëra me dije kameramanit se po qëndronim, më interesonte tema, jam rritur në praninë e saj – insulinës. Minutë pas minute unë po shokohesha: dy endokrinologë, Bardhyl Gashi e Luan Gola, po ua shpjegonin në detaje deputetëve pasojat e Insulinës Biosemilare që kishte pak muaj që Ministria e Shëndetësisë e kishte sjellë në Kosovë dhe po e zëvendësonte me Insulinën Humane apo atë analoge moderne, që ishte përdorur më parë në Kosovë..
Citoj dr. Bardhylin, “…kjo insulinë ka vetëm dy nga 6 përbërësit e insulinës humane..”,derisa dr.Luani po shpjegonte për problemet, me të cilat po përballeshin pacientët pas implementimit të saj.
I mbaj mend mirë deklarimet e tua, Imet Rrahamani, pas kësaj, në fundin e vitit të kaluar kur the se bari ishte në rregull dhe nuk ka vend për panik, por që, sipas teje, ishte punë biznesi zhurma rreth insulinës, pavarësisht që QKUK-ja ta kishte bojkotuar këtë ilaç, i cili është jetik për të sëmurët nga diabeti.
Por, e kishe gabim, edhe pse jam e sigurt se ti e dije që e kishe gabim dhe tash po më del, se ishe ti ai që paske bëre biznes me jetët e të tjerëve…
Biosemilaren që ti e solle edhe për të cilën endokrinologët, ta kanë shpjeguar me dhjetëra herë që është e dëmshme dhe nuk mund të ketë efektin e një insuline humane, gati i mori jetën prindit tim.
“Ka mundur të pësonte komë diabetike, ka ditë që nuk e ka dhënë efektin e saj insulina”, ishin fjalët e endokrinologut që na i tha mbrëmë, pasi kontrolloi babanë, i cili kishte ditë të tëra që nuk po ndihej mirë, i kishte humbur fuqia dhe kishte rënë shumë në peshë.
“Duhet ta ndërrojë insulinën, ajo nuk është në rregull, në fakt nuk ka qenë asnjëherë e tillë..”, në këto moment më doli para syve fytyra jote – hipokrite.
Ministër ka më shumë se 12 vjet që punoj në media, dhe kam parë e kam dëgjuar besa edhe kam raportuar për lloj-lloj korrupsioni, por këtë që bëre ti, nuk mund t’ia vë një emër, është mizore.
Ka shumë raste, ministër, që insulina jote i dërgoi në varr, ua shkatërroi veshkat madje edhe i verboi.
Uroj dhe shpresoj shumë që helmi që ti e fute në treg, e të cilin përveç babës tem e morën edhe 12 mije të tjerë, të mos ketë lënë pasoja të tjera, sepse unë e ti do të kemi një përballje, nëse jo në gjyq, atëherë do të jetë përballje sy me sy.
E di që nuk është normale të shprehem kështu, por të dërgosh me dhjetëra njerëz në prag të vdekjes për tekat e tua, është e tmerrshme, është mizore, është edhe më tepër se kaq.
Nuk janë minj laboratorësh, Imet, janë njerëz, janë prindër dhe fëmijë të dikujt, janë plot 12 mijë jetë, që ti i more në qafë.
Po ta përsëris mund të bësh pazare me jetën tënd, e po deshe bëjë pazar edhe me jetën e familjes tënde, por kurrë, kurrë mos të shkojë në mendje që çmimin për bizneset e tua të pista t’i vësh në llogarinë e jetës së prindit tim!!!

P.S.Ky është një qendrim personal dhe nuk ka të bëjë me punën time si gazetare!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?