Gaza: Protestë për lirimin e të burgosurve nga burgjet izraelite

Në Gaza u organizua protestë në mbështetje të palestinezëve në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA). Në protestën e organizuar nga të afërmit e të burgosurve, protestuesit, u mblodhën jashtë Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku iu bë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë masa “Për lirimin e të burgosurve palestinezë nga […]

Në Gaza u organizua protestë në mbështetje të palestinezëve në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestën e organizuar nga të afërmit e të burgosurve, protestuesit, u mblodhën jashtë Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ku iu bë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë masa “Për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite”.

Protestuesit në duart e tyre mbanin fotografitë e të afërmve të tyre dhe dënuan heshtjen e komunitetit ndërkombëtar kundër shkeljeve të të drejtave të palestinezëve në burgjet izraelite.

Nëna palestineze Faize Ebu Mukbez, djali i së cilës është dënuar me 19 vite burg, në një deklaratë për AA tha se për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve palestinezë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës do të organizojnë çdo javë protesta përballë ndërtesës së Kryqit të Kuq.

Duke rikujtuar se djali i saj qëndron në burg për 11 vite, Faize thotë se “Ata nuk më lejojnë të vizitoj djalin tim. Të afërmit tanë nëpër burgje po mbahen larg familjeve të tyre me vite të tëra, me pretendime dhe arsyetime të pabaza”.

Sipas të dhënave të zyrtarëve palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth 7 mijë palestinezë të burgosur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?