Gabimet trashanike të Shtëpisë së bardhë, ngatërrojnë dy shtete

Gabimet trashanike të Shtëpisë së bardhë, ngatërrojnë dy shtete

Një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë rezulton të jetë publikuar me një gabim tejet trashanik në sytë e publikut. Kjo, pasi është ngatërruar Kina me Taivanin, transmeton Klan Kosova. Pas takimit të Donald Trump me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë samitit të G20-s në Hamburg, deklarata për shtyp e presidencës amerikane e quan homologun […]

Një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë rezulton të jetë publikuar me një gabim tejet trashanik në sytë e publikut. Kjo, pasi është ngatërruar Kina me Taivanin, transmeton Klan Kosova.

Pas takimit të Donald Trump me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë samitit të G20-s në Hamburg, deklarata për shtyp e presidencës amerikane e quan homologun e republikanit me fjalët President i “Republikës së Kinës”.

Ky është edhe termi zyrtar me të cilin njihet Taivani, pasi Xi Jinping është realisht president i Republikës Popullore të Kinës.

Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë bën të tilla gafa. Më herët, ajo e kishte quajtur Shinzo Aben president të Japonisë, në një kohë që ai është kryeministër.

Gjithsesi, versioni i deklaratës në faqen zyrtare të internetit të Shtëpisë së Bardhë mbi Kinën tashmë është korrigjuar dhe në të shkruhet “Presidenti Xi i Kinës”, ashtu siç u korrigjua edhe deklarata mbi Japoninë.

Megjithatë, këto gafa nuk kanë kaluar pa u ironizuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Dhe prè e tyre kanë rënë pikërisht zyrtarët e administratës “Trump”. Chris Lu, një sekretar kabineti në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e ish-presidentit Obama, shkroi menjëherë në “Twitter”. “Oh, Shtëpia e Bardhë sapo iu referua Xi Jinpingut si udhëheqës i Republikës së Kinës, që në fakt është Taivani”, duke e shoqëruar statusin me hashtagun #oraeamatorizmit. Përcaktimi i saktë mes dy emrave zyrtarë tejet të ngjashëm në pamje të parë është shumë i rëndësishëm për dy fqinjët që kanë marrëdhënie të tensionuara mes tyre.

Kina e konsideron Taivanin si provincë renegate, që duhet t’i bashkohet kufijve tokësorë të saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?