Frashër Krasniqi godet Kadri Veselin: Ti e servilët tu e shihni edhe në ëndërr Dardan Molliqajn

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i është përgjigjur sulmeve të furishme të zyrtarëve të PDK-së ndaj deputetit tjetër, Dardan Molliqaj. Krasniqi, në Facebook ka shkruar se Kadri Veseli dhe, siç i ka quajtur ai, servilët e tij e shohin edhe në ëndërr Dardan Molliqajn, shkruan Periskopi. Krasniqi thotë se ata nuk po munden […]
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i është përgjigjur sulmeve të furishme të zyrtarëve të PDK-së ndaj deputetit tjetër, Dardan Molliqaj.
Krasniqi, në Facebook ka shkruar se Kadri Veseli dhe, siç i ka quajtur ai, servilët e tij e shohin edhe në ëndërr Dardan Molliqajn, shkruan Periskopi.
Krasniqi thotë se ata nuk po munden të pajtohen me faktin që populli i ka dhënë legjitimitet Vetëvendosjes.
Statusi i plotë:
E vërteta është e dhimbshme, sidomos kur je kriminel. Prandaj Kadria dhe servilët e tij e shohin edhe në ëndërr Dardan Molliqajn. Kurqysh nuk po munden me u pajtu me faktin që populli i dha legjitimitet Lëvizjes në përpjekjen e saj kundër krimit e korrupsionit.
S’kanë faj. Burgu është shumë i rëndë kur aty shkon për krim.












