Fotografi nga vendi ku u gjet një grua e vdekur në Prishtinë

Para pak çastesh, Periskopi raportoi se në rrugën “Muharrem Fejza” u gjet një grua e vdekur. Raportohet se gruaja ka qenë në autobus, ndërsa në momentin që ka dalë jashtë është rrëzuar. Ende nuk dihet nëse ajo ka pësuar sulm në zemër, apo është tërhequr nga autobusi, raporton Periskopi. Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar […]
Raportohet se gruaja ka qenë në autobus, ndërsa në momentin që ka dalë jashtë është rrëzuar.
Ende nuk dihet nëse ajo ka pësuar sulm në zemër, apo është tërhequr nga autobusi, raporton Periskopi.
Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar Agron Borovcin, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i cili e ka konfirmuar vdekjen e gruas.
Por, Borovci tha se në këtë fazë, Policia nuk mund të jap informacione nëse ngjarja ka qenë aksident apo vdekje e natyrshme.
Rasti është duke u hetuar tha më tej Borovci, i cili bëri të ditur se ekipet e Policisë dhe të ndihmës mjekësore janë në vendin e ngjarjes.
Periskopi ju sjell fotografitë nga vendi i ngjarjes:





















