Foto të shtëpisë ku u ngrit flamuri më 28 nëntor 1912 që nuk i keni parë asnjëherë

Foto të shtëpisë ku u ngrit flamuri më 28 nëntor 1912 që nuk i keni parë asnjëherë

Gazetari Ilir Ikonomi ka publikuar fotografi ku shihet shtëpia ku është ngritur flamuri më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Sipas tij, këto janë fotot e rralla e ndoshta edhe të vetmet ku shihet kjo shtëpi. Postimi i plotë i tij në Facebook: Shtëpia e flamurit Kjo është ndoshta e vetmja foto që tregon nga […]

Gazetari Ilir Ikonomi ka publikuar fotografi ku shihet shtëpia ku është ngritur flamuri më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.

Sipas tij, këto janë fotot e rralla e ndoshta edhe të vetmet ku shihet kjo shtëpi.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Shtëpia e flamurit

Kjo është ndoshta e vetmja foto që tregon nga përballë shtëpinë, ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë. Nuk kam parë ndonjë fotografi tjetër të kësaj shtëpie, përveç një skice dhe një pikture. Nëse vërtet nuk ekziston një foto nga afër, kjo për mua është misterioze.

Në kohën kur u shpall pavarësia, kjo ndërtesë historike dykatëshe, e quajtur selamllëk, pjesë e sarajeve të mëdha të Vlorajve, ishte pronë e Xhemil bej Vlorës, nipit të Esat pashë Toptanit. Ajo ishte 70 metra e gjatë, kishte një ballkon përpara dhe pikërisht në atë ballkon u ngrit flamuri.

Aq kuptim të veçantë ka kjo shtëpi në historinë e Shqipërisë, saqë ajo vërtet ia vlen të rikrijohet në formën e mëparshme dhe kjo do të kushtonte shumë më pak se sa ndërtimi i një pallati.

Saktësisht ajo ndodhej pranë vendit ku sot është varri i Ismail Qemalit me statujën e Flamurtarit.

Prapa saj ishte haremllëku, një ndërtesë e stërmadhe trekatëshe, që përdorej për jetën e përditshme: banim, gatim, rritjen e fëmijëve. Ekzistojnë disa foto të mira të haremllëkut, që është edhe shtëpia ku ka lindur Ismail Qemali.

Haremllëku trekatësh shpesh, dhe për arsye të pakuptueshme e ndoshta banale, ngatërrohet me shtëpinë dykatëshe ku u ngrit flamuri, edhe pse Eqrem Vlora, njëri ndër trashëgimtarët e hershëm të sarajeve, ka botuar një skicë të rrallë dhe me shënime që sqarojnë mirë e bukur çdo gjë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?