Flasin të arrestuarit, tregojnë pse nuk i ndihmuan personit që u vdiq para syve

Flasin të arrestuarit, tregojnë pse nuk i ndihmuan personit që u vdiq para syve

Dy personat e arrestuar për rastin e vdekjes së të moshuarit në një rrugë në Gjilan janë ndaluar me urdhër të prokurorit Agron Uka. Insajderi ka mësuar deklaratat fillestare të dy të arrestuarve, të cilët e kanë pranuar se kanë qenë duke vozitura veturat por kanë dhënë arsye të njëjta pse nuk kanë ofruar ndihmë […]

Dy personat e arrestuar për rastin e vdekjes së të moshuarit në një rrugë në Gjilan janë ndaluar me urdhër të prokurorit Agron Uka. Insajderi ka mësuar deklaratat fillestare të dy të arrestuarve, të cilët e kanë pranuar se kanë qenë duke vozitura veturat por kanë dhënë arsye të njëjta pse nuk kanë ofruar ndihmë

Dy të arrestuarit thonë se “nuk e kanë ditur se duhet të japin ndihmë”

Magjistralja Gjilan – Ferizaj të shtunën e 2 korrikut dukej e qetë si pasojë e temperaturave të larta, dhe për 63-vjeçarin shtetas i Maqedonisë që sapo kishte zbritur nga një furgon, temperaturat ishin të papërballueshme.

Ai po kthehej nga një tretman mjekësor të cilin e kishte marrë në mëngjes, por ai tretman do të ishte i fundit. Disa minuta pasi zbret nga furgoni ai pëson sulm dhe pak më vonë vdes.

Por deri sa ai do të vdiste, pranë trupit të tij të shtrirë do të kalonin katër vetura, dy prej të cilave edhe ndalen nga një kalimtar rasti por ndihma nuk jepet.

Të tjera vetura kalojnë më pas, por 63 vjeçari tashmë kishte vdekur.

E Prokuroria Themelore në Gjilan qysh atëherë është vënë në kërkim të katër personave që kanë vozitur katër mjetet të cilat kanë kaluar. Ata kërkohen për mosdhënie të ndihmës që penalizohet me Kodin Penal.

Të hënën e 10 korrikut, është arrestuar personi i parë. I arrestuari është F.M nga Gjilani i lindur në vitin 1991 dhe ka qenë shoferi i veturës së katërt e cila sipas videos shihet që parakalon me një kamionetë.

Kamioneta është e ngjyrës së bardhë dhe shihet teksa bartë disa skele.

Të martën është arrestuar edhe një person tjetër. Ai është vozitësi i kamionetës së parë, ngjyrë të kuqe që po barte blloqe.

Këtë lajm për Insajderin e ka konfirmuar prokurori i çështjes në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Agron Uka.

Ai tha se i arrestuari i dytë është H.H nga Gjilani 1975 i cili në video shihet teksa nuk ndalet për të dhënë ndihmë ani pse një kalimtarë i kërkon të ndalet.

Kalimtari është intervistuar në cilësinë e dyshimtarit. Dëshmitar është edhe një kalimtar tjetër që shihet në video.

Prokurori Uka i ka thënë Insajderit se të dy të arrestuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve.

“Njëri është i mbrojtur nga avokati në detyrë zyrtare e tjetri është i mbrojtur nga avokati i autorizuar”, ka thënë Uka.

Sipas tij, të dy dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre duke e pranuar se kanë qenë vozitës të automjeteve por kanë dhënë arsyet e tyre pse nuk janë ndaluar.

“Të dytë kanë pranuar se kanë qenë vozitës të automjeteve dhe kanë deklaruar se nuk e kanë ditur se kanë përgjegjësi për të dhënë ndihmë dhe se kanë qenë me mjete transportuese”, ka thënë Uka për Insajderin.

Sipas Kodit Penal të Kosovës paragrafi 4, mosdhënie e ndihmës është vepër penale.

Të dy të arrestuarit nga prokurori Uka u është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?