Flasin të afërmit e dy vëllezërve të vrarë në Pejë: Kishin shkuar në mal për dru

Flasin të afërmit e dy vëllezërve të vrarë në Pejë: Kishin shkuar në mal për dru

  Vëllezërit Arsim e Ramiz Berisha që u vranë në minutat e parë të ditës së sotme kishin shkuar në mal për dru. Të afërmit e Arsim dhe Ramiz Berishës, të vrarëve në minutat e parë të ditës së sotme në malin pranë fshatit Kosuriq të Pejës, treguan se dy vëllezërit kishin shkuar në vendin […]

Vëllezërit Arsim e Ramiz Berisha që u vranë në minutat e parë të ditës së sotme kishin shkuar në mal për dru.

Të afërmit e Arsim dhe Ramiz Berishës, të vrarëve në minutat e parë të ditës së sotme në malin pranë fshatit Kosuriq të Pejës, treguan se dy vëllezërit kishin shkuar në vendin ku u vranë për të prerë dru.

Muhamet Bardheci, daja i të vrarëve, tregoi për KALLXO.com vendin ku ndodhi vrasje e tyre.

“Ata janë vra qetu një mal quhet ‘Lugu i Tamnikit’, qetu po thonë, janë shkuar me marrë një kerr dru, një shoq e kishin pasë me veti, edhe ai me kali e me kerr. Ai ka shpëtuar, u ardhë i ka kallxu nanës së tyre(viktimave), se qeshtu, qeshtu na kanë gjuajt në mal. Nana e vet u shkua me një nipash temin atje (në mal) s’kanë mujt  m’i gjet kufomat deri natje hiç”,rrëfeu Bardheci.

Sipas Bardhecit, Arsimi 32 vjeçar dhe Ramizi 27 u vranë me armë automatike.

Bardheci tregoi edhe për një tragjedi tjetër që i ndodhi kësaj familjeje në vitin 2006 për një problem pronësor.

“Qetash 11 vjet ju kanë pa vra edhe dy vëllezër këtyre, me një kojshi qetu kanë pasur fjalë, po prej atëherë ma nuk kanë pasur fjalë me kërkon, as probleme me kërkon, qeshtu i kanë kqyr punët e veta”, tha Bardheci.

Ai deklaroi se për vrasjen e dy djemve tjerë të kësaj familjeje, një person është dënuar me 15 vjet burg.

Zekë Krasniqi, një i afërm tjetër i të vrarëve, vrasjen e sotme të dyfishtë e lidhi me vrasjen e djemve tjerë të familjes Berisha.

“Nuk e di saktësisht arsyen por një mund të them se kjo ka të bëjë me pak a shumë edhe me rastin e mëhershëm,të vëllezërve të tyre që ka ndodhë 11 vite me parë”, tha Krasniqi.

Ai është i bindur se personi që shkoi me dy vëllezërit në mal e di se kush i ka vrarë.

“Nuk e di emrin e tij të saktë, po unë muj me të thanë se ky njeri duhet edhe e din mirë shumë kush e ka bërë”, tha Krasniqi.

Pas vrasjes së katër djemve të familjes Berisha, në shtëpinë e tyre jeton vetëm nëna e moshuar e djemve dhe gruaja e njërit nga djemtë e vrarë.

Policia Rajonale në Pejë njoftoi sot se për këtë vrasje të dyfishtë ka arrestuar tre persona.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?