Filozofja franceze mbytet duke shpëtuar dy fëmijë

.
Anna hyri në ujë pasi fëmijët filluan të bërtisnin në plazhin Pampelonnë, pranë St Tropez, ku më pas Dufourmantelle gjeti vdekjen, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Ministri francez i kulturës, Francoise Nyssen, tha se Dufourmantelle ishte “filozofja që na ndihmoi të jetonim”.
Dëshmitarët thanë se Anna 53 vjeç u hodh në ujë për të shpëtuar të dy fëmijët, dhe më pas rryma e ujit e hodhi atë shumë larg ku e gjetën shpëtimtarët, por tashmë Dufourmantelle kishte vdekur. Ende është e paqartë nëse Anna i njihte dy fëmijët e përfshirë në incident. Funerali i saj do të mbahet të martën në Ramatuelle në Francën Jugore./Periskopi/












